Seria A nis sot, ja se cili ekip do të shpallet kampion sipas algoritmeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vit më parë, në nisje të sezonit, Interi dhe Juventusi cilësoheshin favoritet për titullin në Itali. Pas tyre Napoli, teksa të paktë ishin ata që besonin te Milani. Në thuajse 365 ditë distancë, situata nuk ka ndryshuar.

Kampionët e Italisë kapërcejnë në parashikime vetëm skuadrën e Spalett-it, teksa kurora e Serisë A do të jetë përsëri çështjes mes “Zonjës së vjetër” dhe zikaltërve.

Goditjet në merkato konfirmojnë ambiciet e secilës, por pavarësisht përforcimeve dhe lojës së kolauduar, askush nuk i llogarit djemtë e Piolit që përsëri do të jenë vetëm kundër të gjithëve.

Për ta mund të jetë edhe një ogur i mirë. Fundja edhe vjet të gjithë mendonin ndryshe, por në fund e dimë se si përfundoi. Lot në Milanon zikaltër, teksa në Torino u festua vendi i katërt si një titull. Çështje këndvështrimesh…

Algoritmet

Seria A do të nisë sot në orën 18:30 me ndeshjen Milan – Udinese, por në Shtetet e Bashkuara me sa duket e kanë gjetur që tani fituesin. Sipas disa ekspertëve amerikanë në përllogaritjet sportive, Interi do të kurorëzohet kampion në fund të sezonit. Algoritmi i quajtur “SPI” (Indeksi u fuqisë në futboll) ka llogaritur gjithçka duke u bazuar te statistikat ekipore dhe individuale.

Siç thamë, zikaltërit do të mbërrijnë të parët në finish, teksa pas tyre do të renditet Milani. Vendi i tretë dhe i katërt përbejnë surprizën më të madhe. Përkatësisht do t’i takojnë Napolit dhe Atalantës, duke lënë jashtë Champions-it, Romën dhe Juventusin.

Pikërisht bardhezinjtë do të mbyllin kampionatin në vendin e shtatë të paraprirë nga Roma dhe Lazio. Ndërkohë, dhjetëshja e vendeve të para do të mbyllet nga Fiorentina, Torino dhe Sasuolo.

Lexo edhe :  FOTO/ Lionel Messi shfaqet me orën e rrallë Barbie, zbulohet vlera marramendëse

Pikët

Simone Inzaghit do t’i mjaftojnë 78 pikë për t’u shpallur kampion. Edhe pse Milani do ta mbyllë sezonin në vendin e dytë me 7 pikë më pak. Napoli do të ketë 68 pikë, teksa Atalanta 65.

Duke folur për shifrat, shanset e Interit kampion janë në vlerën 36 për qind. Lajmet e këqija vijnë për Cremonese-n, Spezia- n dhe Salernitana-n.

Kjo treshe do të jetë në këtë rend në vendet e fundit të klasifikimit duke përjetuar kështu rënien në Serinë B.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV