Begaj: Shqipëria do të jetë zëdhënëse e interesave të Kosovës në OKB

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Bajram Begaj ka nisur vizitën e tij zyrtare në Kosovë, me ftesë të homologes Vjosa Osmani.

Në konferencën e përbashkët për mediat, Begaj theksoi se është i lumtur që viziton shtëpinë e Shqiptarisë dhe e vendosi theksin te mbështetja që Shqipëria i jep Kosovës për anëtarësimin në NATO dhe të gjitha organizatat e rëndësishme ndërkombëtare.

“Jam shumë i lumtur për ftesën tuaj. Vij në shtëpi. Në shtëpinë e shqiptarisë. Aty ku shtëpia është e zotit dhe e mikut. Dy dialekte dhe një gjuhë. Dy republika dhe një komb. Kjo është harta jonë patriotike për rrugën drejt Brukselit. Së bashku fituam luftën dhe bashkë do të luftojmë për të ruajtur paqen. Kjo është motoja në çdo kulm kulle dhe çdo pëllëmbë të kësaj toke që quhet Dardani. Asnjë raport i trilluar që tenton të njollosë gjakun dhe vetëflijim e shqiptarëve në mbrojtje të lirisë dhe identitet kombëtar nuk do arrijë të zbehë përpjekjen. Shqipëria mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha Begaj.

Më tej Kreu i Shtetit deklaroi se Shqipëria qëndron në krah të Kosovës dhe përshëndeti “maturinë e autoriteteve për mënyrën e menaxhimit të situatës së 31 korrikut” në Veri të /Kosovës, ku zbatimi i reciprociteti nga Prishtina zyrtare nxiti zemëratën e serbëve lokalë, që sulmuan me armë policinë e Kosovës.

 

 

“Vazhdimi i dialogut me Serbinë, e vetmja mënyrë që të bëhet e qartë se realiteti i Kosovës së pavarur është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm”, nënvizoi Begaj.

Të fundit

“Nuk dua të vdes i pasur”, Bill Gates do japë 200 miliardë dollarë për të varfrit

Miliarderi amerikan, Bill Gates, u zotua të enjten se do ta japë gati tërë pasurinë e tij personale gjatë...

Zgjedhjet e 11 majit, Altin Dumani zbarkon në Prokurorinë e Lezhës

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani zhvilloi të enjten një takim me drejtues të Prokurorisë së juridiksionit të Përgjithshëm dhe drejtuesit e policisë...

A po gënjen Berisha? Në faqen zyrtare të DASH vijon të jetë vendimi non grata

Në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit vijon të jetë vendimi i vitit 2021, ndërkohë që kryedemokrati Sali Berisha thotë se mund të udhëtojë...

SPAK, prangat e para për blerje votash! Hetime në Malësi të Madhe, Mjedë e Barbullush

Hetimet për krime zgjedhore nuk po kryhen vetëm në letra e në tavolina prokurorësh, por kanë zbritur edhe në terren. Mëngjesin e kësaj të enjteje,...

“E kisha për konsum personal”, kandidati i Lapajt: Nuk ndihesha mirë

I arrestuar ditën e djeshme nga policia e Sarandës pasi u kap me një sasi kokaine me vete, kandidati për deputet i koalicionit “Nisma...

Lajme të tjera

Web TV