Hapet gara për transformimin e Pallatit të Sportit dhe stadiumit ‘Selman Stermasi’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për t’i dhënë impuls programit ambicioz të Tiranës si “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka ndarë herë pas here lajme të mira sa i përket investimeve për hapësirat sportive në kryeqytet.

Sot, teksa inspektonte punimet në Pistën e re Olimpike të Atletikës në Parkun e Liqenit Artificial, ka deklaruar se Pallati i Sportit “Asllan Rusi” dhe stadiumi “Selman Stermasi” do të jenë investimet e radhës për sportin.

“Ne do të hapim disa gara për të transformuar hapësira jashtëzakonisht të çmuara sportive të qytetit tonë. Gara e parë do të jetë për Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’. Nuk mund të kemi një hangar avionësh, që çfarë bie jashtë futet brenda, ashtu siç kishim një teatër prej tallashi, s’mund të kemi një pallat sporti prej kompensate. Pallati i Sportit duhet të jetë tamam një arenë .

Siç kemi ‘Arena Kombëtare’ për lojërat me këmbë, do të jetë dhe “Arena Kombëtare” për lojërat me dorë, volejbollin dhe për basketbollin. Nesër mund të përdoret edhe për koncerte, siç ndodh kudo në botë. Ne me një mini investim që kemi bërë tek Parku Olimpik te salla ‘Feti Borova’, i ka dhënë jetë qytetit. Imagjinoni të kemi një arenë profesioniste kombëtare, po sidomos në funksionon të qytetit të Tiranës tek ‘Asllan Rusi’”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës shtoi se “Selman Sermasi” nuk do jetë vetëm një stadium për futbollin, por do shërbejë edhe për atletët.

“Atje do të mundohemi të reflektojmë pak mbi mënyrën se si i kemi bërë gjërat në të kaluarën, ku futbollit i është dhënë 100% e vëmendjes. Aty kemi një mundësi që ta përdorim edhe për atletikën. Do ruajmë fushën e futbollit dhe do vendosim që në fillim në kriteret e garës edhe pjesën e atletikës,” përfundoi Veliaj.

Lexo edhe :  Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Sakaq, Pista Olimpike e vrapit dhe kërcimit është drejt përfundimit të punimeve për të pritur sportistët profesionistë në mes të Parkut të Liqenit të Tiranës. Pista me 6 korsi është realizuar sipas standardeve të atletikës dhe është në pritje të certifikimit për t’u përdorur edhe si hapësirë për aktivitete ndërkombëtare.

Të fundit

Rusia sulm masiv ndaj Kievit, pas telefonatës Putin-Trump

Të paktën 14 persona janë plagosur në një sulm me dron gjatë natës në Kiev, i cili dëmtoi gjithashtu...

Açka zbulon projektin e mazhorancës: Po blen demokratët me vende pune

Flutura Açka ka zbuluar në Debat atë që ajo e quan dhe projektin e radhës së mazhorancës për të dëmtuar opozitën, për zgjedhjet e...

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.6 lekë dhe do të shitet me 83.8 lekë. Euro do të...

Transformimi digjital, zbardhet marrëveshja 44 milionë euro me BE!

Shqipëria hedh një tjetër hap drejt modernizimit dhe përputhjes me standardet e Bashkimit Europian. Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen me BE-në për transformimin digjital të vendit,...

Diell dhe temperatura të larta! Ja parashikimi i motit për sot

Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një ditë të kthjellët dhe me diell në të...

Lajme të tjera

Web TV