“Ka rrezik”, presidenti Begaj ashpërson tonet për Serbinë: Duhet dhënë një mësim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Bajram Begaj ka dhënë mbrëmjen e kësaj të marte një intervistë për televizionin publik të Kosovës, ku ka folur për politikën në Shqipëri, në Prishtinë dhe tensionet në veri të vendit. Ai ka dënuar tensionet e provokuara nga ana e Serbisë.

Begaj ashpërsoi tonet për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, duke thënë se Serbia nuk provokon paqen dhe hiqet sikur është neutrale, por në fakt promovon destabilitet.

“Duhet dhënë një mësim që marrëveshjet e firmosura duhen implementuar…”, tha presidenti.

“Nuk do pranohet dhuna se sjell mjerim. Mendoj që mesazhet do të jenë aq të qarta sa të garantohet se do të margjinalizohet e dënohet kushdo që promovon dhunën. Është e dhimbshme të pranojmë që veç faktit që Kosova është shumë e duruar për këtë marrëveshje.

Kemi një Serbi që nuk promovon paqen por hiqet e duket se është neutrale, por promovon destabilitet në veri dhe nuk implementon marrëveshjet. Duhet dhënë një mësim që marrëveshjet e firmosura duhen implementuar dhe se rruga e duhur është ajo e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

Pavarësisht kohës së gjatë që merr procesi duhet të jemi të duruar. Luftën e fituam, tani duhet të ruajmë paqen. Nuk mendoj që paqja ruhet vetëm nga Kosova edhe Serbia e di çdo të thotë hapja e një fronti të rri. Lufta në Ukrainë tregon pasojat e një lufte dhe na bën të mendojmë 2 herë para hapjes së një fronti të ri”, u shpreh Bajram Begaj.

Presidenti Begaj, ka thënë se ekziston rreziku që strukturat kriminale në veri të Kosovës të eskalojnë situatën, duke shtuar se ato kanë përkrahje edhe nga elementet shtetërore. Sipas tij, institucionet në Kosovë duhet të ruajnë qetësinë dhe të raportojnë për edhe incidentin më të vogël.

Lexo edhe :  Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

“Ka rrezik për eskalim të situatës në veri të Kosovës. Atje ka struktura kriminale të përkrahura nga elementet shtetërore që mund të cënojnë sigurinë. Ajo që mund të them është që të ruajmë qetësinë dhe të marrim cdo incident me qetësi e ta raportojmë në media e të mos lëmë Serbinë që të keqinformojë për ngjarje të caktuara”, shtoi kreu i shtetit shqiptar.

Të fundit

Kush është fajtori?

Nga Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U...

Dhe ja kështu përfundoi – një lamtumirë e trishtë, e rënduar dhe tepër… fekale

Ky mbyllje me një psherëtimë përfshin një katastrofë të neveritshme hidraulike dhe një rikthim aspak bindës tek skena e fundit e "Sex and the...

Rrëfimi i Linda Ramës: Familja jonë është shtuar me një mbesë

Në një intervistë ekskluzive për revistën Newsbomb.al të muajit gusht, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama rrëfen shumë të pathëna, nga jeta familjare,...

Policia, në alarm: Shoferët ecin me 2.5 herë më shumë shpejtësi se norma e lejuar…

Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpejtësinë tej normave të lejuara në aksin Levan-Tepelenë, ku kufiri i lejuar është 80 km/h,...

Konfirmohet: Zelensky do të takojë Trump të hënën në Uashington

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se do të takohet me Donald Trump në Uashington të hënën. Kjo vjen menjëherë pasi Shtëpia e Bardhë tha...

Lajme të tjera

Web TV