Shpërthime të mëdha në Krime, përfshihet nga flakët depoja e municioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpërthime të mëdha kanë ndodhur këtë mëngjes në territoret e pushtuara nga Rusia në jug dhe në juglindje të Ukrainës.

Media ukrainase NEXTA ka publikuar pamje nga një shpërthim i madh, i cili ka ndodhur në Krime.

Sipas raportimeve  të medieve lokale ka marrë flakë  një depo municionesh në fshatin Maiskoye pranë Dzhankoi në veri të Krimesë.

Megjithatë mediet perëndimore theksojnë se pamjet e publikuara nga Ukraina nuk janë verifikuar nga burime të paanshme.

 

Gjithashtu media ruse RIA Novosti raporton se një transformator i nënstacionit të energjisë ekektrike është përfshirë nga flakë të mëdha, shkruan The Guardian.

Kreu administrativ i Krimesë i emëruar nga Rusia, Sergei Aksyonov, tha se është nisur me urgjencë për në fshatin Mayskoye afër Dzhankoi .

“U nisa për në fshatin Mayskoye, rrethi Dzhankoy. Rrethanat e ngjarjes janë duke u hetuar. Unë do t’ju informoj kur informacioni të bëhet i disponueshëm,”tha Aksenov në kanalin e tij Telegram, siç raporton RIA.

Të fundit

Moment historik! OBSH miraton marrëveshjen e parë globale për pandemitë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka miratuar zyrtarisht marrëveshjen e saj të parë globale për pandemitë, një moment historik...

Ndërhynë në zgjedhjet e Venezuelës/ Presidenti Maduro vë gishtin mbi mafian shqiptare

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, i cili u betua për një mandat të tretë pas rizgjedhjes së tij të diskutueshme në korrik 2024, e...

167 mijë dollarë në Facebook, kush investoi më shumë për fushatën e 11 majit?

E ndërsa fushata elektorale tashmë ka përfunduar, kurioziteti për vlerat monetare të derdhura nga partitë politike për marketing online, arrijnë shifra të larta. Në...

U vra teksa ishte LIVE në TikTok/ E vërteta e influenceres që tronditi audiencën

Vrasja brutale e influencueses meksikane, Valeria Márquez, gjatë një transmetimi live në TikTok më 13 maj në sallonin e saj të bukurisë në Zapopan,...

Interi kërkon yllin e Barcelonës, a do të tundohen katalanasit nga oferta?

Interi po ndjek me shumë vëmendje mesfushorin e Barcelonës, Fermin Lopez. Klubi italian e sheh spanjollin si zëvendësues të Henrikh Mkhitaryan, i cili është drejt...

Lajme të tjera

Web TV