U plagos nga një simpatizant i Iranit, shkrimtari Salman Rushdie nis të flasë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkrimtari i njohur, fitues i shumë çmimeve, Salman Rushdie është zgjuar dhe ka nisur të “artikulojë” në bisedat e tij me hetuesit, ndërsa vijon të jetë i shtruar në spital pas sulmit me thikë disa ditë më parë. Ngjarja ndodhi të premten në New York teksa shkrimtari fliste gjatë një seminari.

75-vjeçari iu nënshtrua një operacioni urgjent pasi një 24-vjeçar e goditi gati 15 herë me thikë, në qafë dhe bark, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Shkrimtari me origjinë indiane, librat e të cilit i kanë fituar atij çmime, ishte i vetëdijshëm të hënën dhe në gjendje t’u përgjigjej pyetjeve të hetuesve, raporton CNN. Është e paqartë se çfarë iu tha Rushdie hetuesve pas sulmit që tronditi botën letrare, ndërsa akti u dënua nga mbarë bota.

I dyshuari në sulm, Hadi Matar, goditi disa herë me thikë shkrimtarin, ku ky i fundit mori tre plagë në qafë, katër në stomak, plagë shpimi në syrin e djathtë dhe gjoks dhe një plagë në kofshën e djathtë, tha Prokurori i Qarkut Chautauqua, Jason Schmidt gjatë seancës gjyqësore. Rushdie mund të humbasë shikimin në syrin e tij të djathtë, vuri në dukje ai, duke shtuar se sulmi ishte në shënjestër dhe i planifikuar paraprakisht.

Të fundit

“Më bënë magji të zezë”, 51-vjeçarja shqiptare përndjek për 10 vite fqinjët

“Ajo ishte e bindur se ne ishim të këqij, se ne ishim djalli dhe se ne e shikonim me...

“Opozita kërkon destabilitet, kurse PS sheh nga Europa”

Partia Socialiste mori një rezultat të thellë me 83 mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por kontribut dhanë edhe disa përfaqësues të opozitës...

Skandal në Florida, 18 ushtarë qëllojnë me armë në një plazh të mbushur me pushues

Një grup prej të paktën 18 ushtarësh të forcave elitare amerikane Army Rangers tronditi pushuesit në Crab Island, Florida, kur ata qëlluan me armë...

“Non grata” nga amerikanët, Franca e Gjermania sanksione ndaj Milorad Dodik

Bashkimi Evropian duhet të pezullojë projektet financiare që janë të dobishme për Republikën Sërpska, dhe të shqyrtojë vendosjen e sanksioneve të synuara ndaj individëve...

“Berisha me mendësi staliniste, doli më keq se Basha më 2021”

Sali Berisha ka mendësi staliniste me qasjet e tij ndaj argumenteve politike në Shqipëri dhe kundër tij nuk pritet të dalin grupe apo figura...

Lajme të tjera

Web TV