Drogë me postë nga Anglia për në Shqipëri! Në pranga ‘korrierët’ 18-vjeçarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy 18-vjeçarë janë arrestuar në Durrës pasi akuzohen se sillnin lëndë narkotike me postë, nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri.

Arrestimi i tyre u bë dtën e sotme në vendin e quajtur “Rreth Rrotullimi” në Plepa Durrës.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë së Postës Shqiptare dhe Prokurorinë e Tiranës, bënë të mundur organizimin dhe finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Green mail 2”.

Nga hetimet ka rezultuar se këto dy pako me lëndën narkotike kanë ardhur nga Mbretëria e Bashkuar, të cilat erdhën me postë (Koli Post) në Tirana dhe më pas kanë shkuar në filialin e postës në Durrës.

Porositësi i drogës ishte Mariglen Vata, i cili për të tërhequr pakot me drogë ka dërguar David Shehun për t’i marrë pakot nga vëndi i mbërritjes (Durrës) dhe për t’i sjellë në Tiranë. Hetimet u zhvilluan nën drejtimin e prokurorit Bledar Valikaj.

Nga operacioni i koduar ‘Green Mail 2’, David Shehut që po udhëtonte me taksi iu kapën dhe sekuestruan në cilësinë e provës material 2 pako me mbishkrimin “Ardit Brahaj”dhe “Armir Cena”, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 pako kartoni, brenda të cilave ndodheshin 5 qese me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale rreth 340 gramë.

Ky është operacioni i dytë policor i zhvilluar brenda 3 muajve të fundit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet postës, nga Mbretëria e Bashkuar. Operacioni policor i koduar “Green mail” u zhvillua më 30 qershor 2022 dhe si rezultat u sekuestruan rreth 1.3 kilogramë kanabis dhe u vunë në pranga 2 persona.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV