Nga vrasja për kalin tek pazaret e drogës, pistat ku po hetohet pas atentatit në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo mbetën sot të vrarë në një atentat mafioz në aksin Vlorë-Levan. Autorët mësohet se kanë qenë 3 persona që i kanë ndjekur viktimat për disa kilometra dhe sapo janë afruar pranë mbikalimit të Panajas kanë hapur zjarr duke i lënë të vdekur në vend.

Hakmarrja sipas burimeve se është një nga pistat ku ka përqëndruar hetimet policia, por nuk përjashtohet as përplasjet për pazaret e drogës.

Lena dhe Xhezo nuk janë emra të panjohur për Policinë e Vlorës. Geno (Shpati) Lena u akuzua nga policia si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj, krim i cili u regjistrua më datë 4 gusht të vitit 2019, në vendin e quajtur Plazhi i Vjetër në Vlorë. Viktima ndërroi jetë një ditë më vonë në spital, për shkak të plagëve të marra. Për ketë ngjarje është arrestuar tashmë shtetasi Eduart Xhezo.

Lena ishte arrestuar më 23 mars 2022 në një operacion të koduar “Waves”, që u zhvillua në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Në këtë operacion në pranga përfunduan shtetasit Kristo Drolli, Ariel Kingji dhe Shpati Lena, pasi gjatë kontrollit fizik u janë gjetur armë pa leje të cilat i mbanin në brez.

37-vjecari Lena do të lihej në masën ‘detyrim paraqitje’ dy ditë më vonë nga gjykata e Vlorës.

KONFLIKTI PER KALIN

Autori kryesor i ngjarjes, Eduart Xhezo, ka pasur një konflikt me Arben Beqirajn disa orë para ngjarjes. Shkak është bërë kalimi i tij me kalë para biznesit të tij. 49-vjeçari dhe i biri i kanë kërkuar Xhezos që të mos kalojë para lokalit, pasi shqetësonte plazhistët.
Kjo ka sjellë një konflikt fizik të djalit të pronarit të lokalit me personin që po kalëronte.

Lexo edhe :  AKEP: 92% e familjeve kishin internet fiks në 2024

Më pas, Eduart Xhezo, disa orë më pas, ka shkuar për t’u sqaruar, por konflikti është përshkallëzuar më tej, duke çuar në shkrehjen e armës. Mësohet se Xhezo, në momentin që ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të Beqirajt, ka qenë i shoqëruar nga tre persona të tjerë.

Ata janë identifikuar si Ariel Kingji, Çelik Lena, dhe G. Lena.

Sipas hetuesve, në momentin e të shtënave, Xhezo ka shkuar në lokal bashkë me një prej tre bashkëpunëtorëve të tij, ndërsa dy të tjerët kanë qëndruar në distancë.

Pas sulmit me armë, katër të dyshuarit u larguan me një automjet në drejtim të Pyllit të Sodës duke i shpëtuar arrestimit nga forcat e Policisë pas ngjarjes.

PISTA PER PAZARE DROGE

Ndërkohë që pas atentatit të 18 gushtit 2022, ku mbetën të vrarë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, policia po heton dhe për pazaret e drogës.

Kjo pasi Hakim dhe Eduard Xhezo, tashmë i arrestuar për vrasjen e Arben Beqirajt, janë vëllezër. Ata kanë qenë të skeduar dhe nga Operacionit Forca e Lligjit.

OFL më Korrik 2020 u nisi kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, dy vëllezërve Eduard Xhezo dhe Hakim Xhezo:

Sipas OFL, ndaj Eduart Xhezo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj në Vlorë.

Ndërsa Hakim Xhezo, rezulton i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV