Reagim tepër i vonuar i kancelarit Scholz ndaj deklaratave të Abazit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Relativizimi i Holokaustit duhet të kundërshtohet në çdo sekondë në tokën gjermane. Olaf Scholz ka reaguar me vonesë, mendon Sarah Judith Hofmann. Në rastin më të mirë, mosreagimi i menjëhershëm i Olaf Scholzit në momentin e krahasimit të Holokaustit mund të përshkruhet si pafuqi e plotë. Kancelari shikonte drejt përpara, dukshëm i zemëruar, por asnjë kundërshtim nuk doli nga goja e tij, kur Mahmud Abas provokoizme fjalët: “Që nga viti 1947 e deri më sot, Izraeli ka kryer 50 masakra në 50 vende palestineze. 50 masakra, 50 holokauste”. Pak pas kësaj deklarate zëdhënësi i Scholzit përfundoi konferencën për shtyp, Scholz dhe Abaz shtrënguan duart. Një gjë është absolutisht e qartë: një kancelar gjerman nuk duhet të lejojë kurrë që një mysafir në tokën gjermane të mohojë Holokaustin, ta relativizojë ate apo në ndonjë mënyrë të njollosë kujtimin e krimit më të rëndë në historinë njerëzore. Holokausti – diçka që padyshim duhet të mbahet mend në Gjermani – ishte planifikuar në Berlin. Gjermania Nacionalsocialiste është fajtore për vrasjen e gjashtë milionë hebrenjve. Nderimi dhe kujtimi i viktimave është përgjegjësi e qeverisë gjermane.

Sa e pranishme është kultura e kujtesës?

Por me sa duket diçka po shkon keq në kulturën gjermane të kujtesës. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të shpjeguar pse Olaf Scholz ishte mendjemprehtë kur u përmend fjala “aparteid”. Një term që është shumë i diskutueshëm dhe që qeveria izraelite e ka dënuar në mënyrë të përsëritur si antisemitik – së fundmi edhe në një raport të Amnesty International. Një term shumë të diskutueshëm në qarqet intelektuale në Izrael, SHBA dhe Gjermani. Është e rëndësishme që kancelari të theksojë se ai dhe qeveria gjermane nuk e përvetësojnë termin “aparteid” si të tyrin. Me sa duket Scholz ishte përgatitur mirë në këtë drejtim. Por si mund të ndodhë që ai nuk e priste që Abazi mund të bënte një krahasim të tillë me Holokaustin? Në fund të fundit, nuk është hera e parë që presidenti i i autoriteteve palestineze tenton të tërheqë vëmendjen me deklarata të tilla antisemite. Dhe këtu shihet një keqkuptim flagrant: qeveria gjermane nuk duhet domosdoshmërisht të komentojë konfliktin në Lindjen e Mesme. Në rastin më të mirë, ajo duhet të angazhohet për rifillimin e bisedimeve diplomatike. Por sa herë që vjen puna për të kujtuar Holokaustin, Gjermania e ka për detyrë që të mos heshtë. Fakti që Olaf Scholz nuk i hodhi poshtë menjëherë fjalët e Abazit ka dëmtuar rëndë reputacionin e Gjermanisë – jo vetëm në Izrael – dhe kjo nuk mund të justifikohet. Pas konferencës për shtyp, kancelari shkroi në Twitter: “Jam thellësisht i indinjuar nga deklaratat e papranueshme të presidentit palestinez Mahmud Abaz. Veçanërisht për ne gjermanët, çdo relativizim i Holokaustit është i patolerueshëm dhe i papranueshëm. Dënoj çdo përpjekje për të mohuar krimet e Holokaustit”. Por ky shpjegim erdhi shumë vonë. Sepse skandali ishte publikuar tashmë në Izrael dhe ka nxitur edhe më shumë situatën jashtëzakonisht të tensionuar në Lindjen e Mesme. Kryeministri i Izraelit Yair Lapid, vetë i biri i të mbijetuarve të Holokaustit, kishte shkruar në Twitter në lidhje me Abazin: “Historia nuk do ta falë atë”. (“History will never forgive him”).

Lexo edhe :  Tarifat e propozuara nga Trump, jep dorëheqjen ministrja e Financave të Kanadasë

Abbas nuk përfaqëson të gjithë palestinezët

Vetë fjalët e Abazit nuk kanë nevojë të komentohen shumë në këtë pikë. Ato janë të turpshme dhe famëkeqe. Mbi të gjitha, ato dëmtojnë palestinezët, të cilët meritojnë të kenë mundësinë për zgjedhje të reja, ku do të vendosnin se kush duhet t’i përfaqësojë ata në botë (kanë kaluar 16 vjet nga zgjedhjet e fundit demokratike atje). Ata meritojnë një president që kujdeset për diplomacinë. Abaz ka mundur të zgjojë vëmendjen pas konferencës për shtyp, po të fliste për ndonjë sulm ajror nga forcat e armatosura izraelite – ku u vranë pesë fëmijë në Gaza vetëm disa ditë më parë. Në vend të kësaj, ai turpëroi kujtimin e viktimave të Holokaustit dhe bashkë me to edhe imazhin e të gjithë palestinezëve, që nuk do ta vendosnin kurrë Holokaustin në këtë perspektivë. Dhe të cilët nuk duan asgjë më shumë për veten sesa izraelitët – arritjen më në fund të paqës. DW

Të fundit

Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë

Ligjvënësit rusë miratuan të martën një projekt-ligj që zgjeroi përkufizimin e tradhtisë së lartë, pjesë e përpjekjeve të autoriteteve...

Gjermania që ne njihnim është zhdukur

Së fundi mora një makinë me qira në Las Vegas, isha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mbuluar zgjedhjet. Agjenti në sportel...

Nëse i thani rrobat në shtëpi, sigurohuni që të merrni këto bimë

Ekspertët pohojnë se ajo heq në mënyrë të sigurt mykun dhe pluhurin nga shtëpia Shkencëtarët nga NASA kanë ndarë një listë të bimëve që besohet...

Media gjermane/ Artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara, i tërheq mbrapsht

"BurdaForward GmbH", kompania mëmë e portalit ‘Focus online’, rrëzon si të gabuara dhe të paautorizuara dy shkrime të lidhura me Shqipërinë dhe Portin e...

Çmim i kripur/ Ja sa ka kushtuar fustani në daljen e fundit të Bora Zemanit

Përveçse është një nga moderatoret më të njohura dhe të përfolura, Bora Zemani shpesh di të rrëmbejë vëmendjen edhe me veshjet me të cilat...

Lajme të tjera

Web TV