Ndërkohë që i afrohemi fundit të sezonit turistik në vend, kryeministri Rama ka publikuar një shkrim promovues të CNN për rivierën shqiptare, i cili është pasqyruar me foto nga Ksamili. Rama shkruan në Facebook se ky sezon turistik është sezoni me mbulimin më të madh në mediat ndërkombëtare.
“Koha kur Shqipëria verore dilte tek-tuk në ndonjë media të huaj, si vend i mbushur me plehra i përket të kaluarës, tanimë kemi hyrë në një rrugë të re.
Na duhet shumë punë akoma në këtë rrugë, por e dimë ku duam të shkojmë, si shkohet aty ku duam dhe se sa të mëdha i kemi dëshirën, energjinë e durimin për t’ia dalë”, shkruan Rama.