Bashkëpunim me Metën për zgjedhjet? Berisha njofton krijimin e koalicionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë do të shkojnë bashkë në zgjedhje! Këtë e ka konfirmuar vetë kreu i PD, Sali Berisha.

Në një konferencë për mediat, ai tha se PD-ja do të diskutojë për krijimin e një koalicioni me Partinë e Lirisë për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Berisha tha se do të jetë koalicioni i cili do të përcaktojë rregullat për bashkëpunimit. Për kandidaturat, Berisha tha se do të zhvillohen primaret brenda partisë për ata që duan të kandidojnë për kryetar bashkie.

“Diskutim për koalicion, besoj se do ketë. Koalicioni do përcaktojë rregullat e tij. Çfarë do jetë në këtë koalicion për PD-në, aksionet e PD-së, ato të gjitha do zgjidhen me primare. Ne nuk heqim dorë nga primaret. Ne i konsiderojmë primaret si risinë e dytë më të madhe pas vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri. Është fundi i kryetarokracisë. Forma më e vërtetë e demokracisë brenda një partie. Ne i qëndrojmë plotësisht” – tha Berisha.

Gjithashtu Berisha tha se cilido prej deputetëve që dëshiron të garojë për kryetar bashkie, është i ftuar që t’i bashkohet garës së primareve brenda partisë.

“Cilido që është deputet i PD-së, dhe dëshiron që të kandidojë, është i mirëpritur t’i nënshtrohet primareve. Kryetari i PD-së dhe Kryesia nuk kanë pushtet mbi kandidaturat që plotësojnë kritreret. Ata që i plotësojnë, ata do jenë të mirëpritur në këtë garë” – tha Berisha.

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV