Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:
Edhe pse kampionatet kanë filluar, merkato kthehet sërish në kryefjalën e kësaj vere. Ekipet vazhdojnë me transferimet dhe ndërkohë flitet për disa emra me “peshë” që mund të ndryshojnë ambient në këtë muaj.
“Corriere dello Sport” e hap ditën me transferimet e Napolit që festoon tre transferimet në vetëm 48 orë, duke shkruar “Gjithashtu edhe Raspadori”, me talentin e Sassuolos që i bashkohet Ndombeles dhe Simeone. Raspadori në mëngjes do të stërvitet në grup për të luajtur kundër Monzas të dielën.
“Skriniar, Interi bën një mur” është titulli it ë përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”. Paris Saint-Germain është gati të ofrojë 65 milionë për qendrëmbrojtësin sllovak. Interi, megjithatë, është i vendosur të rezistojë dhe lojtari mund të ‘lirohet’ vetëm përballë një propozimi tronditës me vlerë 90 milionë euro.
“Bremer, Juve në dorë”, është titulli hapës i Tuttosport, i cili prezanton kështu intervistën ekskluzive me Manno, mjeshtrin e boksit të mbrojtësit brazilian. “ Ai është i vendosur, i shpejtë dhe i koordinuar. Muskuj të çmendur dhe një i drejtpërdrejtë që kujton Holyfield-in” – ishin fjalët e ish-boksierit Mano.
“AS” hapet me çiklizmin duke shkruar “Një xhiro rekord”. Sot fillon Vuelta a España 2022.
“Nisjet tani” është titulli i katalanases “Mundo Deportivo”. Barça dëshiron që Koundé të jetë në gjendje të luajë në Anoeta, kështu që ata duhet të ulin shumat e pagave nga sot dhe nesër.
Prestigjozja “Marca” hapet me një nga lajmet më të bujshme të ditëve të fundit “Madridi përgatit lamtumirën”. Reali fillon të shohë Casemiro shumë afër Manchester United dhe klubi do ta miratonte transferimin nëse oferta angleze është në shifrën e duhur.
“Opsioni Vanderson” ka shkruar “Sport”. Barça pyet Monacon për mbrojtësin e djathtë brazilian 21-vjeçar.
“1 të mijtat” është titulli i prestigjozes franceze “L’Equipe”. Pascal Martinot-Lagarde humbet me një të mijtën medaljen e artë europiane mbi 110 metra me pengesa.