Posti i tij në ‘fije të perit’, Abazoviç-deputetëve: Ju pengon fakti se jam shqiptar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Malit të Zi po përballet sot me votën e mosbesimit ndaj qeverisë së tij, pasi firmosi në fillim të muajit gusht marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe. Në seancën e votës së mosbesimit po zhvillohet një debat i ashpër mes kryeministrit shqiptar, Dritan Abazoviç dhe partisë së Milo Gjukanoviçit, e cila ka propozuar mocionin për rrëzimin e qeverisë së Abazoviçit.

Në replikat e tij ndaj Gjukanoviç, Abazoviç ka thënë në Parlament se do të nxjerrë fakte që provojnë se Gjukanoviç dhe njerëzit e tij, fshihen pas krimit të organizuar në vend.

Ndër të tjera, ai ka thënë me zë të lartë para deputetëve se i ka bezdisur dhe penguar gjithmonë fakti që ai është i një pakice, pra shqiptar.

”Që në ditën e parë u ka shqetësuar fakti që jam pjesëtar i një kombi pakicë [shqiptar]. Unë jam kryeministër që merr vendime të vështira, që mbrojti interesat kombëtare edhe pas 30 gushtit 2020, që ruajti kursin e politikës së jashtme”, ka thënë kryeministri i Malit të Zi.

”Jam kryeministër që merr vendime të vështira. Sot ndoshta bashkoheni të gjithë në urrejtje. Heren tjeter bashkohuni ne dashuri. Le të flasim për gjëra reale jo halucinacione e bash për këtë duhet të bashkohemi… Pres diskutimin dhe përpjekjen e sotme për të shpjeguar pse erdhi iniciativa për rrëzimin tim, kush është frymëzuesi dhe çfarë fshihet pas saj”, tha gjithashtu ai.

Abazoviç tha se pas saj nuk qëndron as rruga europiane, as dëshira për të përzier kartat politike.

Të fundit

Pogradeci mbetet mbreti i turizmit vendas

Nga Eduard Zaloshnja Pogradeci ofron diçka që asnjë destinacion turistik veror në Shqipëri nuk e ofron dot. Përbri plazhit ka...

Teksa Netanjahu e lë Gazën të vdesë urie, bota po i kthen shpinën – dhe ai e di këtë

Nga Jonathan Freedland “No one likes us, we don’t care” – “Askush s’na do, s’na intereson.” Ky është një thirrje që mund të ngjallë emocione...

Nga 1 gushti qytetarët marrin recetë të re mjekësore, ja formati dhe mënyra e lëshimit

Me hyrjen në fuqi të udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga dita e djeshme qytetarët shqiptarë përfitojnë nga një sistem i standardizuar dhe më...

Rusia nis testime për t’i identifikuar liderët që fëmijë

Një organizatë shtetërore në Rusi është duke kryer teste “neuroprofilizimi” në 10.000 fëmijë dhe adoleshentë për t’i identifikuar liderët dhe “anti-liderët”, me qëllim të...

Mira Murati fiton duelin me Zuckerberg: Bosi i META s’i merr dot punonjësit

Duket se fushata agresive e rekrutimit të CEO-s së Meta-s, Mark Zuckerberg, nuk do të përfundojë së shpejti. Tani një raport online zbulon se pas ScaleAI,...

Lajme të tjera

Web TV