115 ditë kryeministër/ Pas 12 orësh diskutime, bie qeveria e Abazoviç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është rrëzuar me 50 vota pro dhe një kundër. Seanca zgjati gati 13 orë ku ka pasur debat të ashpër mes Abazoviçit dhe opozitës.

Për rrëzimin e qeverisë ishin të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend.

Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Për rrëzimin votuan deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviqit, Demokratët e Aleksa Beçiqit, Partisë Socialdemokrate, Socialdemokratët, Partisë Boshnjake, Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve dhe Malit të Zi të Vërtetë.

Deputetët e Frontit Demokratik pro-Serb, Partisë Popullore Socialiste dhe Lëvizjes Qytetare URA të Abazoviqit nuk morën pjesë në votim.

Para votimit, në fjalën përfundimtare, Abazoviç tha se kjo është vetëm një nga betejat politike dhe se të gjithë së shpejti do të takohen në zgjedhje.

Ai tha se shpreson që shprej do të konstituohet qeveria e re dhe të gjendet mandatari për formimin e saj. Qeveria e tij u rrëzua pas kërkesës se SDP-së, partisë së presidentit Millo Gjukanoviç. Abazoviç tha se Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe është arsyeja kryesore e rrëzimit të qeverisë së tij.

Qeveria e Dritan Abazoviçit u zgjodh më 28 prill të këtij viti me votat e DPS-së, URA-s, SDP-së, Partisë Popullore Socialiste pro-serbe dhe partive të popujve pakicë. Në qeverinë e mëparshme të Zdravko Krivokapiqit, ai ishte nënkryetar. Pas inicimit të rrëzimit të Qeverisë së Krivokapiqit në shkurt të këtij viti, Abazoviq u bë kryeministër i ri me ndihmën e Partisë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviqit në fund të prillit.

Lexo edhe :  Vuçiç në Tiranë: Mbaj përgjegjësi për vizitën në Moskë, Serbia do të ardhmen evropiane

Rënia e Qeverisë hap mundësinë e formimit të një Qeverie të re, të tretë, bazuar në rezultatet zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të gushtit 2020. Në periudhën në vijim partitë politike do të fillojnë negociatat për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi.

 

Të fundit

Raporti i OBSH: Popullsia po plaket, duhen urgjentisht politika sociale

Popullsia globale po plaket. Sipas Raportit mbi shëndetin e popullsisë Globale të hartuar nga OBSH, në vitin 2020, për...

“Nuk fitohen zgjedhjet me Nokën e Vokshin. Quajini Partia e Gallatës!”

Zgjedhjet përfunduan, por Sali Berisha dhe PD po pretendojnë vjedhjen e votave më 11 maj. Për juristin Romeo Kara, kreu i selisë blu është...

Endri Shabani i shtang të gjithë: PD nxori grupe të armatosura për vota

Kreu i Nisma Thurje dhe bashkëdrejtuesi i koalicionit Nisma-Shqipëria Bëhet, Endri Shabani bëri deklarata të forta në studion e News24. Shabani u shpreh se PD...

Këto janë përfitimet shëndetësore nga ngrënia e qershive

Qershitë janë një nga frutat më të shëndetshme! Një filxhan, ose rreth 21 qershi, përmban më pak se 100 kalori dhe 15% të nevojave...

Mentor Kikia: “Opozita tregon hajdutin, por duhet të shohë nga vetja”

Në studion e News24 ishte i ftuar gazetari dhe analisti Mentor Kika i cili ka diskutuar edhe për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit....

Lajme të tjera

Web TV