Aksident në Berat, i moshuari përfundon poshtë rrotave të makinës, ndërron jetë në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër aksident i rëndë me 1 viktimë është regjistruar mesditën e sotme në Berat. Shoferi i një ‘fuoristradë’ ka përplasur për vdekje një të moshuar që udhëtonte me biçikletë.

I moshuari është hedhur fillimisht mbi kofanon e mjetit dhe më pas ka përfunduar poshtë rrotave të makinës. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikësve për të nxjerrë të moshuarin nga poshtë makinës, ku përfundoi pas përplasjes së rëndë.

I plagosuri, Agron Toska,71 vjeç, u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë dhe humbi jetën pak orë më pas.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie, që po kryejnë veprimet hetimore, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit, ndërkohë që drejtuesi i mjetit Arlind Muçogllava është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.

Të fundit

Gazment Bardhi reagon pas disfatës në Fier: Mirënjohje, jam shumë i lumtur!

Drejtusi politik i qarkut të Fierit, Gazment Bardhi ka mbërritur në selinë blu sëbashku me drejtuesin politik të qarkut...

Rama përgëzon partitë e reja: Uroj të mos bën si opozita e vjetër

Edi Rama ka mbajtur sot fjalimin e tij të parë pas fitimit të një mandati të katërt për të qeverisur vendin, fitore me një...

Ford po tërheq 270.000 makina nga Amerika, probleme me sistemin e frenimit

Ford Motor po tërheq 273,789 automjete në Shtetet e Bashkuara pasi humbja e funksionit të frenave mund të rrisë rrezikun e një aksidenti, tha...

Gjykata e Lartë rrëzon SPAK-un: Elton Qyno nuk ka kryer vepër penale

Masa e sigurisë "Detyrim paraqitje" që SPAK vendosi ndaj gazetarit Elton Qyno është shfuqizuar nga Gjykata e Lartë. Treshja e gjyqtarëve Medi Bici, Ilir...

Kur shkenca dhe natyra bëhen bashkë, Kina zbulon baterinë bakteriale

Kina prezanton një risi të madhe në teknologjinë e energjisë: Bateria bakteriale. Në një hap të rëndësishëm përpara në fushën e ruajtjes së energjisë,...

Lajme të tjera

Web TV