E rëndë në Orikum/ 27-vjeçari përplas me makinë të miturin, përfundojnë të dy në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku një fëmijë 8-vjeçar është aksidentuar nga një makinë.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në plazhin e Orikumit, ku një makinë tip “Fiat”, me drejtues 27-vjeçarin A.M ka përplasur të miturin. 8-vjeçari është dërguar në spital, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij. Po ashtu, edhe drejtuesi i mjetit ka përfunduar në spital.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 16:30, në rrugën e plazhit në Orikum, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar një fëmijë 8 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë dhe drejtuesi i mjetit shtetasi A. M, po merr ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Orikum.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit

Kjo zemëratë e kuptimtë mes Rama and Farage

Nga Frrok Çupi Kjo që po ndodh në dialogun ‘e zemëruar’ mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe shkëndijë- dhënësit...

Amerika nuk mund t’i bëjë Koresë së Veriut atë që sapo i bëri Iranit

Nga W.J. Hennigan* Një ditë pasi 14 bomba amerikane me peshë 30 mijë paund secila goditën me forcë Iranin, Ministria e Jashtme e Koresë së...

Rama takohet me Ali Ahmetin në Shkup, kreu i BDI: Takim vëllazëror!

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkup në ditën e dytë të takimit për planin e rritjes BE-Ballkani Perëndimor. Gjatë qëndrimit atje ai është...

Kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO, shtyhet për më 11 korrik seanca për Vangjush Dakon!

Shtyhet për të disatën herë seanca në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Ky i fundit nuk është paraqitur në Gjykatë,...

Babai përdhunoi vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Ka abuzuar me të që kur ka qenë 5 vjeç

Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur është regjistruar në Patos. Një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga babai i...

Lajme të tjera

Web TV