Aksident në Mirditë/ Humbin jetën dy të rinj, trafikndarësja i ndau në dysh makinën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë  rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar pak pas mesnate në Mirditë.

Bëhet me dije se dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së mjetit me të cilin po udhëtonin. Fatkeqësisht ata nuk mundën t’i mbijetonin plagëve të marra.

Policia bën me dije se në këtë aksident, një 35-vjeçar ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës. Për pasojë, ai ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa për fat të keq, kanë humbur jetën dy pasagjerët që udhëtonin me të, dy të rinj nga Tirana, të moshave 30 dhe 31 vjeçare.

Sakaq, ështëë mësuar se Denis Gjeta dhe Marius Çeça janë viktimat e këtij aksidenti të rëndë. Ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Marsel Busho.

Mirditë / Informacion paraprak

Rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Shtetasi M.B. duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, ku mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit M.Ç. 31 vjeç, dhe D.Gj. 30 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi M.B. 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit

Terence Stamp kujtohet nga Stephan Elliott: ‘Ato sy të bënin xhelatinë’

Regjisori australian reflekton mbi miqësinë e tij 32-vjeçare me Stamp-in, i cili fillimisht ishte “tmerrësisht i frikësuar” të luante...

Zenit do dënohet pas fyerjeve të tifozëve ndaj Mirlind Dakut

Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës i Federatës Ruse të Futbollit (CDC RFU) do të shqyrtojë në takimin e tij të radhës thirrjet ofenduese nga...

Profili i një kampioni – Humb jetën gjeniu i sipërmarrjes së lirë dhe risive

Altin Luli, 47 vjeçari që ndërroi jetë pasditen e djeshme në aksidentin e ndodhur në kryqëzimin e Kryebushatit, ishte një nga të parët themelues...

Ku gabuam që të rinjtë nuk duan të bëhen mjekë në Shqipëri?

Kontrata detyruese ndaj mjekëve të rinj, për të punuar deri në 3 vjet pas studimeve në Shqipëri, po kthehet në bumerang për Universitetin e...

Çfarë do të ndodhë me PD-në në shtator?

Shtatori pritet të jetë një muaj kyç për të ardhmen e Partisë Demokratike, ndërsa kriza e gjatë politike dhe organizative vazhdon të rëndojë mbi...

Lajme të tjera

Web TV