Sulmi ndaj ushtarëve, Ministria e Mbrojtjes jep detaje mbi dinamikën e ngjarjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth orës 17:40 të ditës së sotme (e shtunë 20 gusht), roja në Uzinën Ushtarake të Gramshit ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit. Menjëherë ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi. Të dy efektivët kanë zbatuar rregullat ushtarake me qëllim ndalimin e personit, duke i bërë fillimisht thirrje të ndalojë.

Pavarësisht thirrjes së rojes dhe përgjegjësit të ruajtjes së Uzinës, personi ka tentuar të largohet, por falë reagimit të shpejtë të dy efektivëve është bërë ndalimi i tij. Në këtë moment personi është kundërpërgjigjur duke përdoruar spray neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij.

Menjëherë pas njoftimit policia ka bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç, në ambientet e Komisiaratit të Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme.

Ndërkaq janë vërejtur edhe dy persona të tjerë jashtë rrethimit të Uzinës, një femër dhe një mashkull që shoqëronin këtë shtetas. Ndaj personeli i Policisë Ushtarake ka njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, e cila ka bërë ndalimin edhe të dy personave të tjerë jo shumë larg nga uzina.

Shërbimet e Policisë bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25 vjec, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme.

Të tre personat aktualisht janë të shoqëruar nga policia, e cila në bashkëpunim me institucionet e tjera po vijon hetimet mbi ngjarjen e ndodhur

Në vendngjarje ndodhen edhe përfaqësues të Policisë Ushtarake dhe Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes dhe në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit po koordinojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe :  Ngjarja në Astir, zbulohet kush është vajza që alarmoi RENEA-n/ Policia: Gjetëm armë...

Ndërsa dy ushtarakët e dëmtuar pas ndihmës së parë mjekësore janë transportuar në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit

Atentati ndaj biznesmenit/ Bujar Nasufi u vra në sy të bashkëshortes

56-vjeçari u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij. Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 56-vjeçarit...

Rregullimi nuk ka pse të bazohet në kufizimin e targave

Përmirësimi i transportit publik, që nga futja e llojeve të reja të mjeteve, te dixhitalizimi i shërbimeve të biletimit, apo rregullimi i orarit i...

Moti i keq, Ministria e Arsimit: Pezullohet mësimi në 77 shkolla në disa zona të vendit

Ministria e Arsimit dhe Sportit kanë bërë të ditur se është pezulluar përkohësisht mësimi në 77 shkolla në disa zona të vendit për shkak...

Atentati në Tiranë/ Si e ndoqën autorët viktimën, policia sekuestron kamerat e sigurisë

Mbrëmjen e djeshme, Tirana u trondit nga një atentat me armë zjarri në zonën e “Pallatit me Shigjeta”. Plot 6 plumba u qëlluan në...

Euro ‘gropë’, mësoni me sa blihen dhe shiten monedhat e tjera

Sot, më 13 janar 2025, dollari amerikan blihet me 95 lekë dhe shitet me 96.4 lekë. Euro blihet me 97.7 lekë dhe shitet 98.5 lekë. Franga...

Lajme të tjera

Web TV