E bujshme/ Adnan Januzaj mund të transferohet tek Barcelona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lëvizjet e papritura në sulmin e Barcelonës me largimet më se të mundshme të Aubameyang dhe Memphis mund të çojnë në ardhjen e një sulmuesi me kosto zero për të kompletuar skuadrën në ditën e fundit të merkatos.

Xavi tashmë ka lënë të kuptohet se ata do të vlerësojnë përbërjen e skuadrës pasi të përfundojnë transferimet dhe më pas do të marrin vendime. Për momentin, drejtuesit po vlerësojnë opsionet në treg, disa interesante e të tjera më të çuditshme. Ajo që është e qartë është se Barça nuk do të ngutet për të nënshkruar me në sulmues dhe madje mund ta shtyjë vendimin për pas Kupës së Botës, por nëse shfaqet diçka interesante me një çmim shumë të mirë, ata mund ta konsiderojnë atë. Dhe do të ketë opsione, megjithëse ka lojtarë që kanë filluar të nervozohen dhe mund të zgjidhin të ardhmen e tyre para se të presin klubin Blaugrana.

Emrat e Belottit, Cavanit apo Januzajt kanë qenë në tavolinë si mundësi dhe me një letër lirie , por ka edhe një lojtar të shquar me probleme në klubin e tij, i cili do të ulte shumë pagën për t’u ndalur në Camp Nou. Në rast të një lëvizjeje, që mund të vijë në ditën e fundit të merkatos, e varur nga operacionet e Memphis dhe Aubameyang që nuk janë të lehta, për momentin klubi ka prioritete të tjera tani.

Klubi është i fokusuar në largimin e pesë lojtarëve dhe sjelljen e një ose dy mbrojtësve të krahut dhe trajtimin e operacionit të Bernardo Silvës, i cili do të ndodhë vetëm nëse De Jong e shkurton pagën përgjysmë ose vendos të shkojë në Manchester United. Nga aty, nëse gjithçka kompletohet, do të konsiderohej përfshirja e një qendërsulmuesi që mund t’i japë pushim Lewandowskit në shumë pak raste. Xavi ka futbollistë në skuadër që mund ta përmbushin atë rol, si Ferran Torres apo Ansu , por trajneri do të donte të kishte një tjetër lojtar. Dhe ky nuk do të jetë Braithwaite, një lojtar i braktisur, mungesa e bashkëpunimit të të cilit për t’u larguar tashmë e ka lënë atë pa mundësi për të provouar veten në Klub.

Lexo edhe :  Rivalitet në merkato/ Milani i Tares dhe Interi përplasen për të njëjtët lojtarë (emrat)

Çuditërisht, tashmë profili i Luuk de Jong do të ishte perfekt për trajnerin sepse është ajo që ai kërkon. Një lojtar që duket qartë se është zëvendësues, që e pranon këtë situatë, që ka një gol gati sapo hyn në fushë, si dhe është njëqind për qind profesionist.

Të fundit

“Skyscanner”: Ja cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri

Zbuloni plazhet më të mira të Shqipërisë, ku ju presin peizazhe mahnitëse bregdetare, sipas një artikulli të botuar në...

FMN: Reformat efikase mund të rrisin me 9% PBB-në e Shqipërisë

Efikasiteti i zbatimit të reformave do të rrisë ekonominë e Shqipërisë dhe në përgjithësi atë të Ballkanit Perëndimor me rreth 9 për qind në...

Votuam pro e kundër ndalimit të Palestine Action, por kemi plan ta përfundojmë rrëmujën

Stella Creasy dhe Peter Hain* Asnjëri prej nesh nuk e mbështet organizatën, por ajo që po ndodh nuk arrin as të mbrojë të drejtën e...

Fluks në dalje nga Porti i Durrësit, bien shifrat e pasagjerëve në hyrje të vendit

Nga dita e premte dhe deri ditën e djeshme (19 gusht) në portin e Durrësit janë përpunuar në hyrje dhe dalje afro 38 mijë...

Të gjithë duan të shpëtojnë nga Ukraina

Nga Frrok Çupi Madje edhe vetë Ukraina do të shpëtojë nga ‘Ukraina’. Që nga muaji shkurt 2025 deri në dje, 18 gusht 2025, presidenti i Ukrainës...

Lajme të tjera

Web TV