E fundit/ Atentat në Shkodër, sherri nisi në lokal, më pas autori shkoi në shtëpi dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 51-vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vaun e Dejës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në fshatin Shelqet.

Policia bën të ditur se pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se Alfons Palushani, 37 vjeç, banues në fshatin Stajkë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Agron Metushi, 51 vjeç, banues në Shkodër.

Sipas uniformave blu, dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit dhe viktimës. Pasi kanë debatuar në lokalin e fshatit, 37-vjeçari ka shkuar në banesë ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe në momentin që 51-vjeçari ka hipur në automjetin e tij për tu larguar 37-vjeçari e ka qëlluar me armë zjarri.

Policia njofton se ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vijon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.08.2022, rreth orës 03:00, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi A.P., 37 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Shkodër.

Nga veprimet e shpejta dhe hetimet paraprake të kryera nga Policia, dyshohet se konflikti për motive të dobëta ka nisur në lokalin e fshatit dhe menjëherë shtetasi A.P., ka shkuar në banesë ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe në momentin që shtetasi A.M. ka hipur në automjetin e tij për tu larguar shtetasi A.P. e ka qëlluar me armë zjarri.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Lexo edhe :  Kapet peshku gjigant, mund të ushqejë 1000 njerëz

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV