Flet babai i kampiones shqiptare në Greqi: Elina është një shpirt shumë i madh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elina Xhengo është sportistja me origjinë shqiptare që fitoi medalje ari në shtizë për Greqinë. Prej disa ditësh mediat greke raportojnë për suksesin e saj. Së fundi ka dhënë një intervistë edhe babai i saj, Pandeli Xhengo. Bashkë me gruan ai shkoi në Greqi në vitet ’90, aty ku lindi edhe 3 vajza, më e vogla prej tyre është pikërisht 19-vjeçarja Elina që fitoi medaljen e artë.

“Elina është një shpirt shumë i madh. Çfarë thotë ajo do ta bëjë. Jam shumë krenar për të”, shprehet babai i saj për Radio Thesaloniki.   Më tej ai tregon vështirësitë e viteve të para të qëndrimit në Greqi.

“Kishim shumë vështirësi në fillim duke filluar që nga gjuha, puna, shtëpia e të gjitha me radhë. Pavarësisht kësaj ne u përpoqëm shumë dhe njerëzit këtu na kanë ndihmuar shumë”, tregon Pandeli Xhengo.

I pyetur për ndihmën nga politika apo nga shteti përsa i përket kushteve në të cilat stërvitet vajza e tij dhe shumë të rinj të tjerë në zonën e Halkidikisë, ai nuk e fshehu aspak zhgënjimin.

“Për politikën më mirë të mos flas. Asnjëherë nuk ishte në krahun tonë. Të paktën për gjendjen ku vajzat stërviten që nuk është e përshtatshme”, thotë emigranti shqiptar që në Greqi punon si ndërtues.

Ndërkohë vëmendje të madhe në mediat greke ka marrë deklarata e Elinës, e cila është shprehur se tani që u shpall kampione përvecse do të vijojë karrierën e saj sportive, do të ndihmojë nënën që të mos punojë më. 19-vjeçarja përshkruhet nga banorët vendas dhe nga media si një vajzë e thjeshtë dhe shumë e dashur.

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Platformat e KQZ janë gjendur nën sulme kibernetike!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka deklaruar se gjatë kësaj periudhe zgjedhore, platformat e KQZ janë...

Përfaqësuesi i PD denoncon: Në bar kafenë e Dervish Beqirit gjeta fletë të vulosura…

Bledar Himçi, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka denoncuar në një konferencë për mediat një ngjarje të dyshimtë që ndodhi në barin e Dervish Beqirit,...

5D në GJKKO/Avokati i Redi Mollës:I takon prokurorisë të thërrasë sa dëshmitarë të dojë

Në GJKKO është mbajtur seanca e radhës e dosjes 5D, ku mes të pandehurve është edhe ish drejtori i bashkisë, Redi Molla. Në emër të...

Berisha denoncon: Treni bullgar doli nga shinat dhe mbeti në stacionin e Pekishtit

Kreu i PD-se, Sali Berisha deklaroi sot se në fshatin Pekisht të Elbasanit, në një bar-kafe në pronësi të kryeplakut Dervish Beqiri, janë gjetur...

Ambasada Amerikane në Tiranë dhuron pajisje për rritjen e sigurisë në burgje

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, zhvilloi takim me një delegacion të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...

Lajme të tjera

Web TV