Kryeministres finlandeze i publikohet një tjetër video, kërcim i “nxehtë” me një modele

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministres finlandeze Sanna Marin i është publikuar një tjetër video, që tregon edhe një herë sesa shumë i pëlqen 36-vjeçares të festojë. Kësaj radhe, Marin shfaqet duke kërcyer shumë pranë me një ish-modele ndërsa zbardhte dita.

Pamjet e publikuara së fundmi tregojnë Sanna Marin, duke kërcyer në mënyrë provokative me influencuesen finlandeze të mediave sociale, Sabina Särkkä, 33 vjeçe. Videot janë realizuar në pistën e mbushur me njerëz të klubit të natës, ku zonja Marin u filmua gjithashtu duke kërcyer në mënyrë intime me këngëtarin finlandez Olavi Uusivirta.


Marin shfaqet me të njëjtat pantallona të bardha dhe bluzë të zezë në të dyja videot që sugjerojnë se ato janë filmuar në të njëjtën natë në fillim të këtij muaji.

Ish-mbretëresha e bukurisë Särkkä, e cila përfaqësoi Finlandën në konkursin e Miss World 2012, është paraqitur në shfaqje të shumta realiteti televiziv në Finlandë dhe tani është influencer në mediat sociale. Në Instagram ndiqet nga 90,000 persona.

Ajo zbuloi në një story në Instagram vetëm gjashtë ditë më parë se ishte ndarë me bashkëshortin e saj Ossi Kivimäki.

Të fundit

Si të eliminoni celulitin në prag të verës?

Me afrimin e verës, rikthehet dëshira për t’u ndjerë më në formë dhe rehat me trupin tonë. Një nga...

Kush janë 6 kandidatët e vetëm nga listat e hapura të PD që do të futen në Kuvend (EMRAT)

Partia Demokratike, ka arritur të marrë vetëm në 6 Qarqe dhe vetëm nga një kandidat nga listat e hapura mandate, për në Kuvend nga...

“U kërcënua te vendi i punës”/ Paloka publikoi videon e shit-blerjes së votës

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, mbajti sot një konferencë për mediat, nga ku denoncoi se socialistët po kërkojnë t’u mbyllin...

Nesër Samiti i Komunitetit Politik Evropian, në Tiranë zbresin 47 liderë!Zbardhet axhenda

Shqipëria do të kthehet në kryeqendrën e Evropës më 16 maj, kur mbahet Samiti Politik Evropian. 47 liderë nga i gjithë kontinenti do të...

Gara e fortë në Tiranë mes socialistëve, gratë kadidate në ‘luftë’ për 2 mandate

Gara në Qarkun e Tiranës u duk që në fillim se për shpërndarjen e mandateve nuk do të kishte histori. Që prej hapjes së...

Lajme të tjera

Web TV