Paralajmërimi i frikshëm: Putin do tentojë të nxisë më shumë konflikt në Ballkan!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sa më shumë thellohen telashet e tij në Ukrainë, aq më shumë Vladimir Putin do të shtojë përpjekjet për të përçarë Perëndimin.

Në komentin e tij për Sky News, që më shumë i ngjasonte një paralajmërimi, ish-ambasadori britanik në Rusi, Sir Roderic Lyne e tërhoqi vëmendjen në mënyrë të veçantë tek rajoni i Ballkanit.

“Unë mendoj se ai do të përpiqet të inkurajojë më shumë konflikt në Ballkan. Them se do t`i shohim rusët të bëhen edhe më aktivë në lindje dhe në Afrikën veriore”, u shpreh Roderic Lyne, ish ambasador britanik në Rusi.

Ambasadori përcolli bindjen e tij se në një moment te caktuar, lideri rus mund të ofrojë një lloj armëpushimi në këmbim të njohjes së aneksimit të katër provincave perëndimore të Ukrainës. Mendoj se ai do të përdorë një sërë taktikash pasi situata në terren në Ukrainë po bëhet gjithmonë e më e vështirë për trupat e tij, shtone Lyne.

Ndërkohë, planet ruse për Ballkanin vazhdojnë me në fokus minimin e mbështetjes politike të vendeve të rajonit për BE-në, dhe me përpjekjet për t`i kthyer në mbështetës të Moskës. Duke e mbajtur rajonin në dhomën e pritjes që prej 2003-shit, Brukseli e ka tkurrur ndjeshëm influencën e tij.

Bashkimi Europian nuk duhet të harrojë thonë ekspertët, se i nevojiten këta aleatë për të luftuar sfidat e mëdha të sigurisë. Përndryshe, do të lërë pas një Ballkan gjithnjë e më të përçarë, ku Rusia ka kultivuar grupe nacionaliste dhe përdor dezinformimin për të minuar narrativat pro-demokracisë.

Të fundit

Shtyhen bisedimet SHBA-Iran për armët bërthamore, Omani: Arsye praktike

Irani akuzoi Shtetet e Bashkuara të hënën për “sjellje kontradiktore dhe deklarata provokuese” pasi Uashingtoni e paralajmëroi Teheranin për...

15-vjeçari godet me mjet prerës bashkëmoshatarin në Kukës, vetëdorëzohet në polici

Rreth orës 17: 25, në qytetin e Kukës, një shtetas i mitur rreth 15 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një shtetas...

Radhë të gjata në Qafë Thanë për shkak të fluksit të lartë të udhëtarëve

Radhë të gjata janë shënuar këtë të enjte në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut. Fluksi...

Shqiptari kapet me detektor antipërgjim në makinën që trafikonte kokainë

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar për trafik kokaine nga karabinierët italianë në Fano, por ajo që ka shtangur më shumë efektivët sesa droga e...

“Do ju hamë të gjallë”, Rama ironizon demokratët: Janë njisha për të qenë çyrykë

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka ironizuar nga Kuçova deklaratat e drejtuesit politik të Elbasanit, Tomor Alizoti, dhe kreut të PD-së në Belsh, Bedri...

Lajme të tjera

Web TV