Hapet rruga Palasë-Dhërmi/ Balluku: Në 2023 presim dritë në fund të tunelit në Llogarasë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Segmenti i ri rrugor Palasë-Dhërmi është hapur, provizorisht.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku inspektoi nga për punimet dhe tha se kjo rrugë do të shërbejë në javët e mbetura të sezonit veror.

“Ndodhemi në aksin Palasë-Dhërmi. Kemi vendosur ta hapim në mënyrë provizore për javët që kanë mbetur në funksion të pushuesve. E kemi nisur një vit më parë. Kantieri ka ecur pa probleme. Kemi arritur në momentin për ta pasur të gjithë gjurmën të shtruar me konglomerat”, u shpreh Balluku.

Ministrja shpjegoi se rruga do të jetë në përdorim nga pushuesit deri në plazhin e Dhërmiut ndërsa pjesa tjetër do të lëvizin në rrugën tradicionale.

“Kjo rrugë është dizenjuar dhe ka qenë e menduar për t’i ardhur në ndihmë fshtarave turistikë që po ndërtohen në këtë zonë pjesë e investimeve strategjike. Ashtu kemi bërë edhe me këtë rrugë. Do të ndihmojë që të mos kemi më atë trafik të rënduar që kemi pasur në rrugën nga Palasa në Dhërmi. Kështu që të gjithë ata që do të aksesojnë zonën e Dhërmiut do të përdorin këtë rrugë ndërsa pjesa tjetër do të vazhdojë në rrugën tradicionale”, tha ajo.

“Kjo është një rrugë që nuk shërben vetëm për lëvizje të automjeteve. Do të ketë vëmendje të plotë edhe te këmbësorët. Do të ketë pistë këmbësorësh dhe vrapuesish. Deri në 30 qershorin tjetër i gjithë projekti për këtë rrugë do të jetë i përfunduar me gjithë elementët që përmendëm përveç pistës së biçikletave. Për projektin tonë përfundojmë në datë 30 qershor të vitit të ardhshëm me të gjithë elementët e sigurisë”, tha Balluku.

Lexo edhe :  PS feston sot fitoren tek Pallati i Brigadave, Rama fton dhe kandidatët humbës

Ndalur te tuneli i Llogarasë, Balluku tha se kanë përfunduar gërmimet për më shumë se gjysmën e tij. “Kemi më shumë se gjysmën e tunelit të Llogarasë të gërmuar tashmë. Jemi përballur me një shpellë të konsiderueshme. Fakti që kjo rrugë do të lidhet me daljen e tunelit e bën të aksesueshëm për zonën për mininizimin e trafikut që kemi në zonë”, deklaroi ministrja.

Të fundit

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Shqipëria në BE brenda vitit 2030? Sa janë realisht shanset?

Komisionerja për zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos ka folur për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, ku ka vlerësuar reformat e...

Messi dhe Suarez krijojnë një klub futbolli, zbulohet projekti i madh

Leo Messi dhe Luis Suarez kanë krijuar një klub në kategorinë e katërt të futbollit uruguaian që quhet Deportivo LSM. Ish-bashkëlojtarët tek Barcelona tashmë...

Lajme të tjera

Web TV