Zbulohen pamjet/ Ja vendi ku u zhduk Ervis Martinaj, me syze dielli dhe hipi në “Audi A8”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Zbulohet vendi i fundit nga ku humbi çdo kontakt me familjarët dhe miqtë biznesmeni i lojrave të fatit, Ervis Martinaj.
Rreth orës 18:30 të pasdites së 8 gushtit 2022, Martinaj ka dalë nga ambjentet e këtij pallati këtu, që ndodhet pas një qëndre tregtare në zonën e “Zogut të Zi” dhe më pas ka hipur në makinën tip “Audi A8”.
Sipas burimeve të policisë kriminale që po heton rastin e zhdukjes së Martinaj, silueta e tij është kapur nga një kamera afër këtij lavazhi në Tiranë.
Pamjet filmike të sekuestruara nga policia, tregojnë Martinajn që shafqet duke ecur me shpejtësi, ndërsa mbante syze të errëta dielli. Ai ka hipur në makinën tip “Audi A8” dhe është larguar në drejtim të zonën së pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, duke dalë në rrugën “Dritan Hoxha”.

 

Për shkak të errësirës, drejtuesi i makinës nuk është identifikuar nga ana e policisë. Pas këtij momentit të shënuar në mbrëmjen e datës 8 Gusht, Ervis Martinaj, ka humbur çdo kontakt të mundshëm me familjarët dhe vetë njerëzit që e rrethonin.
Policia ka zbuluar se Martinaj, ka qëndruar në një apartament që ndodhet pas qëndrës tregtare në Tiranë. Por ka shumë gjasa që vendodhja e tij të jetë lokalizuar dhe ndjekur në dinamikë nga kundërshtarët e tij, që qëndrojnë në Tiranë.
Ndërsa policia ka zbuluar se dy njerëzit e fundit që kanë shoqëruar Ervis Martinaj në datën 7 dhe 8 Gusht 2022, kanë qënë punonjësi i policisë Jeton Lami dhe D.K, një vajzë që është shpallur “Miss Universi” në Shqipëri.
Jeton Lami, tashmë është arrestuar me urdhër të prokurorisë së Laçit, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Ndërsa në asnjë moment, nuk ka pranuar të flasë rreth fatit të Ervis Martinaj dhe shoqërimit të tij me këtë person që kërkohet prej 4 muaj nga prokuroria e posaçme SPAK.
Nga ana tjetër në pyetje është marë dhe vajza me inicialet D.K, e cila ka treguar se ka qëndruar vetëm një natë nën shoqërinë e Ervis Martinaj, në një hotel në Durrës.
Por mëngjesin e 8 Gushtit, janë ndarë me të, ku ajo ka shkuar në shtëpi ndërsa nuk ka pasur dijeni se ku ka shkuar Ervis Martinaj që ndodhej në shoqërinë e punonjësit të operacionales Jeton Lami.
Ka shumë gjasa që Martinaj të jetë sjellë në Tiranë pikërisht nga Jeton Lami dhe mbrëmjen e 8 gushtit, sërisht Lami e ka marë me makinë dhe nuk dihet se ku kanë shkuar.
Burimet nga policia bëjnë me dije se Martinaj mund të jetë rrëmbyer nga persona që janë kundërshtarë të tij, dhe ende nuk ka asnjë gjurmë rreth vendndodhjes së këtij personi.
Zhdukja e njeriut që në Shqipëri, konsiderohet si “Mbreti i Lojrave të Fatit”, tashmë ka hyrë në spiralen e çështjeve paralele të hetuara pa rezultat nga prokuroria Shqiptare, si ajo e Enver Stafukës, Jan Prengës, Eduard Belegut, Irena Selit, Remzi Hoxhës, Kleanthi Koçit, Albano Xhaferaj, Elvis Troqes, Leonard Mehmetit, Agron Molla, Gëzim Hysaj.
Prej 18 Majit 2022, Martinaj rezulton i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK, në kuadër të operacionit “Plumbi i artë” për akuzën e “Sigurimit të mjeteve për të kryer vrasje” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, në dëm të Endrit Dokles, anëtar ky i një grupimi në Durrës dhe Tiranë, që njihet si “banda e Durrësit”.
E teksa SPAK ka vijuar hetimet dhe policia operacionale, ka ndërmarrë disa operacione për arrestimin e Martinajt, në 17 Korrik 2022, Martinaj u godit mjaft rëndë, duke i ekzekutuar djalin e xhaxhait, Briland Martinaj, shokun Diklen Vatën dhe komshiun Besmir Hoxha.

Të fundit

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën një turist i huaj

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër. Viktima...

Nën hetim për korrupsion, qeveria shkarkon kryetarin e bashkisë së Antalyas

Ministria e Brendshme Turke ka pezulluar kryetarin e bashkisë së Antalyas , Muhittin Boçek , i cili i përket Partisë Republikane Popullore (CHP) të...

Sistemi i drejtësisë në rrugën e duhur, Spiropali: SPAK e GJKKO, model

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në Tryezën e Diskutimit mbi “Vlerësimin e Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë...

Ministri Manja: Drejtësia duhet të jetë jo vetëm të pavarur, por edhe llogaridhënëse

Ministri i Drejtësisë, Uli Manja ka vlerësuar ditën e sotme reformën në drejtësi, veçanërisht rolin e SPAK. Gjatë fjalës së tij në tryezën “Vlerësimi i...

Ekspertët ngrenë alarmi/ Trump “akuzohet” për shkrirjen e Antarktidës

Politikat e Trump rrezikojnë të shkrijnë Antarktidën, jo vetëm përmes ngrohjes globale, por edhe si një territor i mbrojtur nga shfrytëzimi ekonomik dhe ushtarak. Mediat...

Lajme të tjera

Web TV