10 vjet e infiltruar në NATO/ Rusia e detyronte spiunen të mblidhte të dhëna për Kosovën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një spiune ruse ka arritur të depërtojë në personelin e bazës së NATO-s në Napoli dhe në Flotën e 6-të të SHBA-së. Lajmi u dha nga gazeta La Repubblica pas një hetimi të zhvilluar me faqen investigative Bellingcat, të përjavshmen gjermane Der Spiegel dhe The Insider. Dhe më pas, si për çudi protagonistja e atij që cilësohet si “operacioni më i bujshëm i inteligjencës” i kryer nga Moska në Itali, ishte 30-vjeçarja Maria Adela Kuhfeldt Rivera.

Por nuk mbaron këtu! Një nga detyrat e saj, ishte mbledhja e informacioneve për Kosovën.

Lajmin e përcjell britania DailyStar, e cila e përshkruan gruan si hiqej si shitëse bizhuterish të shtrenjta si një “Mata Hari të ditëve të sotme”.

Një hulumtim mediatik disa mujor zbuloi se Maria Adela Kuhfeldt Rivera, e cila kaloi pothuajse dhjetë vjet duke krijuar lidhje miqësore dhe ndonjëherë romantike me stafin nga Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate dhe Flota e Gjashtë e SHBA në Napoli, Itali, ishte në fakt Olga Kolobova, agjente e shërbimit sekret ushtarak rus GRU.

E reja e pasur dhe tërheqëse, e cila fliste disa gjuhë, magjepsi “një numër oficerësh të NATO-s” dhe në disa raste u ofroi të paguante për anëtarësimin e tyre në një klub të njohur në Napoli, për të mbajtur në këtë mënyrë kontakte të ngushta me ta. Kolobova u zhduk papritur nga Italia  në kohën e helmimeve në Salisbury, duke u thënë miqve se ishte shumë e sëmurë dhe kishte vendosur të shkonte në Moskë për trajtim. Ajo vazhdimisht kishte pretenduar se kishte lindur në Peru dhe se babai i saj ishte gjerman.

 

 

Të fundit

Situata me zjarret, MM zbulon ku ka vatra aktive

Përmes një komunikate për shtyp, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në 24 orët e fundit në vendin...

FA hapin dyert për kandidatët ushtarë, detarë e ajrorë aktivë. Vengu thirrje të rinjve

Nisin regjistrimet për të gjithë të rinjtë e të rejat deri në moshën 29 vjeç, që duan të jenë pjesë e Forcave të Armatosura...

Masakra që përndjek ende marrëdhëniet Kinë-Japoni

Masakra e Nanjingut dhe kujtimet e errëta të pushtimit japonez vazhdojnë të trazojnë marrëdhëniet midis Kinës dhe Japonisë. Ndërsa Kina kërkon njohje dhe pendesë...

Afera Partizani/ Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur në SPAK paraditen e sotme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Berisha ka kryer paraqitjen pranë Prokurorisë...

Evropa zbret në Washington, sfidon ‘pazarin’ Trump-Putin

Sot ndodh takimi i shumëpritur. Bashkimi i udhëheqësve evropianë, si dhe i shefit të NATO-s, me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për bisedime me Presidentin amerikan...

Lajme të tjera

Web TV