Jo vetëm në Angli! Shqiptarët rekord edhe në Gjermani, kryesojnë listën e të dëbuarve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet britanike kanë dhënë alarmin për shifra në rritje të emigrantëve që kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët më shumë janë shqiptarë. Ndaj shumë tabloide vendase iu “janë qepur” shqiptarëve, duke shkruar thuajse çdo ditë për ta.

Mirëpo, edhe në Gjermani duket se po ndodh e njëjta situatë. Në gjysmën e parë të këtij viti, Gjermania deportoi 6198 të huaj nga vendi, listë e cila kryesohet nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Siç shkruan Reporter.al, Autoritetet federale gjermane informuan Bundestagun se 6198 të huaj u dëbuan nga vendi nga janari deri në qershor të këtij viti, pas një kërkese për informacion të deputetëve të partisë së Majtë, raportoi media të premten.

Nga këto deportime, shtetësia më e përfaqësuar ishte ajo e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Një total prej 454 personash u deportuan nga Gjermania në Maqedoninë e Veriut në periudhën 6-mujore.

Shqiptarët ishin në vendin e dytë me 402 persona të deportuar. Pas Shqipërisë, shtetasit e tretë dhe të katërt më shumë të deportuar ishin gjerogjianët dhe turqit.

Shqipëria mban deri tani vendin e parë mes shteteve të Ballkanit për numrin e azilkërkuesve në BE, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2021.

Të fundit

Partiçkat

  Nga ARTUR AJAZI Zgjedhjet e 11 Majit, treguan se krijimi i partiçkave tëreja, ishte fillimi i fundit të atyre që...

Komunistët rusë protestojnë për WhatsApp, qytetarët sfidojnë censurën

Në Novosibirsk, Partia Komuniste ka dalë në rrugë jo për ideologji, por për WhatsApp. Qytetarët rusë janë të zemëruar pasi qeveria ndaloi thirrjet në...

Musk padit Apple dhe OpenAI, akuza për bllokim në tregun e inteligjencës artificiale

Kompanitë e Elon Musk, X dhe xAI, kanë ngritur padi kundër Apple dhe OpenAI, duke i akuzuar për pengim të konkurrencës në fushën e...

1896 – Sulmi i revolucionarëve armenë mbi Bankën Otomane

Më 26 gusht 1896, një grup revolucionarësh armenë të lidhur me organizatën Dashnaktsutyun (Federata Revolucionare Armene) ndërmorën një sulm spektakolar ndaj Bankës Otomane në...

Merr fund kriza në Kosovë! Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit me 73 vota

Ka marrë fund kriza institucionale në Kosovë. Pas 57 seancave të dështuara, deputetët kanë votuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ia besuar...

Lajme të tjera

Web TV