VIDEO/ Bayern në grup me Barçën në Champions, Muller “ngacmon” Lewandowskin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas hedhjes së shortit në Stamboll, grupi C është quajtur si grupi i “vdekjes” pasi në këtë grup u shortuan skuadra që konsiderohen pretendente për t ëfituar trofeun prestigjioz.

Bayern Munich, Barcelona, Inter dhe Viktoria Plzen do të luftojnë mes tyre për dy vende. Por përballja mes bavarezëve dhe katalansve do të jetë interesante dhe e veçantë për Robert Lewandowskin.

Sulmuesi polak do të ketë fatin të luajë përballë ish-skuadrës së tij në të cilën arriti të kthehej në idhullin e tifozëve gjatë 8 viteve, por dëshira e polakut nuk u plotësua kur tha se nuk do dëshironte të përballej me Bayern Munich.

“Nuk do të doja të përballesha me Bayernin në fazën e grupeve të Ligën e Kampionëve, absolutisht jo! Kjo nuk duhet të ndodhë në fazën e grupeve. Është ende shumë herët. Për mua do të ishte një ndjenjë e çuditshme.

Dëshira ime është e thjeshtë: të lutem, jo ndeshje kundër Bayernit. Si do të më prisnin tifozët gjermanë? Shpresoj në një mënyrë pozitive. Kam vetëm kujtime të bukura nga koha e kaluar te Bayerni, historia që patëm me këtë klub do të mbetet gjithmonë në zemrën time“, deklaroi disa ditë më parë sulmuesi i Barcelonës.

Nëse për sulmuesin e Barçës nuk ndoshi ajo që dëshironte, për ish-shokun e tij, Thomas Muller  u prit me entuziazëm, i cili i vendosi pseudonimin Lewangoalski, shokut të qindra betejave gjatë viteve të kaluara së bashku te Bayerni.

Në një postim në “Instagram”, sulmuesi gjerman ndihet i kënaqur që do të përballet me Levën, me të cilin ka fituar gjithçka në Mynih. “Çfarë shorti i mrekullueshëm për të gjithë tifozët e futbollit. Zoti Lewangoalski, shihemi së shpejti në Mynih“, shprehet 32-vjeçari bavarez.

Lexo edhe :  Partizani rikthen trajnerin serb në kampionatin shqiptar

Kjo video padiskutim është duke bërë xhiron e internetit, teksa është shpërndarë pafundësisht, me duelin që ka “nisur” tashmë që në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Thomas Müller (@esmuellert)

Të fundit

viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Historia e Bullgarisë si shtet fillon në vitin 681, kur bullgarët – një popull turko-altaik i udhëhequr nga khani...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

Lajme të tjera

Web TV