Frikë për katastrofë bërthamore, BE dërgon tableta jodi në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Evropian ka thënë se do të dhurojë 5.5 milionë tableta jodur kaliumi për Ukrainën mes frikës se luftimet në zonën e centralit bërthamor të Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia mund të çojnë në katastrofë bërthamore.

Komisioni tha se kishte marrë një kërkesë nga qeveria ukrainase për tableta jodur kaliumi si një masë parandaluese sigurie për të rritur nivelin e mbrojtjes rreth centralit bërthamor, shkruan The Guardian.

Tabletat do të përdoren “në skenarë të kufizuar për të shmangur që jodi radioaktiv i thithur ose i gëlltitur të përthithet nga tiroidja”, tha komisioni.

“BE-ja po dërgon në mënyrë parandaluese tabletat e jodur kaliumit në Ukrainë për t’u ofruar njerëzve mbrojtje në rast të ekspozimit ndaj niveleve të larta të rrezatimit”, tha në një deklaratë Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič.

“Asnjë central bërthamor nuk duhet të përdoret kurrë si teatër lufte. Është e papranueshme që jetët e civilëve të vihen në rrezik”, shtoi ajo

Të fundit

Lapaj e ngatërron Ramën me Pilinçin

Ardit Rada Në politikën shqiptare ka gjithmonë vend për një lajm të madh që nuk është lajm. Për një histori...

Gonxhja: 26.5 mln euro të kursyera nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi se, Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) në 16 muaj, Operatori i Blerjeve të Përqendruara...

Ish-të dënuarit politikë, del lista e dosjeve të përfituesve të këstit të pestë

Ministria e Financave ka çelur këstin e pestë për kategorinë e subjekteve përfituese joparësore (trashëgimtarë), të ish të dënuarve politikë dhe ka filluar procedurën...

Dita Botërore e Qenit: Pse duhet të mblidhni gjithmonë jashtëqitje qeni!

Në Ditën Botërore të Qenit, po shpjegojmë të gjitha arsyet (edhe ato që nuk i keni menduar ende) pse nuk duhet ta lini jashtëqitjen...

Dy vëllezër të kërkuar nga drejtësia shqiptare, Interpol Roma i arreston

Dy vëllezër të shpallur në kërkim për disa vepra penale, janë lokalizuar dhe arrestuar në Itali si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të Policisë...

Lajme të tjera

Web TV