Holanda, pro ndalimit të turistëve rusë në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Holanda do të mbështesë propozimet për të ndaluar hyrjen e turistëve rusë në Bashkimin Evropian, deklaroi sot ministri i Jashtëm holandez Wopke Hoekstra.

“Ne dëshirojmë të bëjmë një dallim midis shtetit rus dhe qytetarëve të tij. Por në të njëjtën kohë, shohim se shumica e njerëzve që vijnë këtu janë rusë shumë të pasur, të cilët shpesh kanë lidhje me regjimin”, tha Hoekstra për transmetuesin holandez RTL.

Kremlini ka kritikuar thirrjet e disa liderëve evropianë për ndalimin e vizave për turistët rusë, duke thënë se propozimet janë absurde dhe manifestimi i fundit i agjendës anti-ruse të Perëndimit. Në një takim në Pragë këtë javë, ministrat e jashtëm të Bashkimit EUropian do të diskutojnë një propozim nga shtetet baltike dhe disa të tjerë për të ndaluar lëshimin e vizave Shengen për rusët.

“Hap pas hapi, për fat të keq, si Brukseli ashtu edhe kryeqytetet individuale evropiane po tregojnë mungesë të plotë logjike”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Vendet nordike dhe ato të Evropës Lindore po mbështesin me forcë ndalimin e plotë të vizave turistike për rusët në përgjigje të veprimeve të Moskës në Ukrainë, duke thënë se udhëtimi në Evropë është një privilegj, jo një e drejtë.

Por vendet e mëdha si Franca dhe Gjermania kundërshtojnë propozimet për të kufizuar vizat për rusët, duke thënë se një hap i tillë do të ishte kundërproduktiv.

Të fundit

“Duhet të jemi miq përpara se të jemi aleat”/ Rama: Duhet kujdes me armatosjen!

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Forumin Strategjik të Bledit ku foli mes të tjerash, për armatosjen e BE. Ai...

1 Shtator 1983 – Rusët rrëzojnë avionin civil të Koresë së Jugut, vdesin 269 persona

Më 1 shtator 1983, një avion civil i linjës ajrore Korean Air Lines, me numrin e fluturimit KAL 007, u qëllua dhe u rrëzua...

Rama në forumin e Bledit: Jemi besnikë të BE! Marta Kos e do Shqipërinë në Union

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në edicionin e 20 të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, në diskutimin mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e...

Sot nisin aplikimet për Fest 64. Kompozitorë e këngëtarë duhet të paraqesin punët e tyre

Nisin ethet e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, shkruan rtsh. Stafi drejtues i Fest 64 dhe RTSH kanë publikuar thirrjen për të gjithë artistët që...

Vrasja e ish-parlamentarit, Ukraina: Rusia e përfshirë, arrestohet autori i dyshuar

Rusia është e përfshirë në vrasjen e ish-kryetarit të parlamentit ukrainas Andriy Parubiy, sipas autoriteteve në Kiev. Parubiy u qëllua për vdekje në qytetin...

Lajme të tjera

Web TV