Arsen Muskurti: Vëllai më sulmonte me faqe anonime, Nora kishte lidhje jashtë martesore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arsen Muskurti 38 vjeç, një biznesmen i njohur në Tiranë, i mori jetën vëllait dhe kunatës më 30 gusht për shkak të konflikteve për pronën.

Ngjarja ndodhi në biznesin e çiftit, një agjenci turistike, rreth orës 16:40, në rrugën “Islam Alla”, afër ‘Myslym Shyrit’, një prej zonave më të frekuentuara në kryeqytet.

Viktimat u identifikuan si Dritan Muskurti 44 vjeç dhe gruaja e tij, Nora 33 vjeç, prindër të 3 fëmijëve.

Ndërkohë autori i krimit ka rrëfyer se viktimat shkelnin ligjin dhe normat fetare, teksa akuzon Nora Muskurtin për lidhje jashtë-martesore.

Arseni ka deklaruar gjithashtu se vëllai Dritani dhe bashkëshortja e këtij të fundit Nora Muskurti, e sulmonin në rrjetet sociale me adresa false dhe nuk e linin të qetë.

Muskurti akuzon familjarët e tij, se përmes agjencisë turistike, që siguronte udhëtimet e besimtarëve drejt vendeve të kultit islam, shkelnin ligjin por edhe normat e fesë.

Sipas Arsenit, kunata e tij, Nora, kishte lidhje jashtë martesore, fakt që për të është i papranueshëm.

Të fundit

Studim me gjetje të rëndësishme për parandalimin dhe kontrollin e kancerit të mëlçisë

Një raport historik mbi parandalimin dhe kontrollin global të kancerit të mëlçisë, i udhëhequr nga ekspertë kinezë dhe i...

Rexhep Qosja: Çfarë mësova nga humbja e vajzës sime!

Nga Rexhep Qosja F A L Ë N D E R I M Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë të mbushur me dhembje e...

“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Përmes një fotografie të vajzës së saj të vogël pranë një tavoline shahu, Sara ndau me ndjekësit një fakt surprizues për të kaluarën e...

Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin

Jozefin Marku ka qenë i ftuar në dasmën e motrës së Danja Koka, ish banore e Big Brother Albania Vip 4. Në videot e ndara...

1908 – Zbulimi i plotë i një Neandertali në Francë

Në vitin 1908, në një shpellë pranë La Chapelle-aux-Saints, në jugperëndim të Francës, vëllezërit Bouyssonie – Amédée dhe Jean, të dy priftërinj dhe arkeologë...

Lajme të tjera

Web TV