“Ballkani i Hapur”/ Samiti në Beograd me risi, takimit i bashkohen dhe Turqia e Hungaria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Samiti i radhës i nismës “Ballkani i Hapur” do të ketë risi, teksa pjesëmarrës nuk do të jenë vetëm përfaqësues nga shtetet pjesëmarrës, por do të marrin pjesë edhe zyrtarë nga Hungaria dhe Turqia.

Në takimin e radhës i cili pritet të zhvillohet më 2 shtator në Beograd, përveç kryeministrit shqiptar Edi Rama, presidentit serb Aleksanër Vuçiç dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, të pranishëm do të jenë dhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto dhe minstri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Gjithashtu, si në takimin e fundit të kësaj iniciative, të mbajtur në Ohër, të pranishëm do të jenë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnje-Hercegovinë nga radhët e komunitetit serb, Zoran Tegeltija.

Pjesë e nismës deri më tani janë vendi ynë, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa edhe Mali i zi shprehu dëshirën për t’u bashkuar, megjithatë me rrëzimin e qeverisë së Dritan Abazoviç mbetet për t’u parë nëse kjo do të realizohet.

Të fundit

Ndryshimet klimatike në Antarktidë, çojnë në pasoja katastrofike globale

Ndryshimet e menjëhershme dhe potencialisht të pakthyeshme në Antarktidë të shkaktuara nga ndryshimet klimatike mund të ulin nivelet e...

Shefat e NATO-s takim virtual mbi luftën në Ukrainë

Shefat e mbrojtjes të NATO-s zhvilluan të mërkurën një diskutim virtual mbi garancitë e sigurisë që mund t’i ofrohen Ukrainës, si një element kyç...

Kryengritja e Nat Turner-it, skllavi afro-amerikan që iu kundërvu të bardhëve

21 gusht 1831 Më 21 gusht 1831, në Southampton County, Virxhinia, shpërtheu një nga kryengritjet më të njohura dhe më të përgjakshme të skllevërve në...

Horoskopi ditor, 21 Gusht 2025

Dashi  Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime të rëndësishme, mos i shtyni...

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj, Napoli po kërkon të bëjë...

Lajme të tjera

Web TV