Breshër sa një top tenisi, stuhia e pazakontë godet Spanjën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stuhia që ka goditur Spanjën është kthyer në një tragjedi, pasi një foshnje 1 vjeç humbi jetën dhe 30 persona mbetën të lënduar në La Bizbal, Girona. Vajza e vogël fatkeqe u dërgua me urgjencë në spitalin Josep Trueta në Girona pasditen e së martës, por vdiq disa orë më vonë, sipas Daily Mail.

 

Shumica e personave të tjerë që kanë kërkuar trajtim mjekësor thuhet se kishin pësuar lëndime në kokë ose prerje që kërkonin qepje si dhe kocka të thyera. Breshëri me madhësinë e topave të tenisit ka dëmtuar edhe disa makina.

Meteorologët në Katalonjë thanë se breshëri që goditi rajonin, në qytetin turistik të Girona, pranë kufirit të Spanjës me Francën, ishte një nga më të fuqishmit në 20 vite.

Stuhia më vdekjeprurëse e njohur në histori ishte ajo që goditi qytetin Indian Moradabad në vitin 1888. Gati 250 njerëz humbën jetën kur u goditën nga breshëri me madhësi sa të portokallit.

Rekordi për breshërin më të madh është ai që ra në Vivian, Dakota e Jugut në vitin 2010. Ai peshonte rreth 878 gram dhe ishte pothuajse 20 centimetra në diametër.

Të fundit

Analiza/ Çfarë do të thotë njohja e Palestinës nga Franca?

Emmanuel Macron e njoftoi vendimin vonë në mbrëmje në X (24.07). Në një postim të gjatë, presidenti francez deklaroi...

Situata e vështirë me zjarret/ BE në ndihmë Shqipërisë, dërgon avion zjarrfikës Canadair

Në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, një avion zjarrfikës Canadair është nisur nga Italia dhe do të angazhohet në operacionet...

Reperi i njohur shqiptar: Gratë kanë marrë kot, ja ç’më tha njëra në parkim

Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, tregoi një moment të pakëndshëm që i ka ndodhur së fundmi në një parking, ku pati një debat me...

Polonia në alarm: Rusia do na sulmojë në vitin 2027

Evropa dhe Polonia duhet të jenë të përgatitura për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë që në vitin 2027. Alarmin e ka...

Pikat ushqimore të Izraelit nuk janë vetëm kurthe vdekjeje, janë alibi për urinë në Gaza

Nga Alex de Waal Kur uria masive kaplon një shoqëri, ndodh diçka e rrallë dhe e tmerrshme. Uria nuk është vetëm një fenomen biologjik, kur...

Lajme të tjera

Web TV