Protestë në Prishtinë për 11-vjeçaren, protestuesit hedhin bojë mbi institucionet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqëria civile ka protestuar sot në Prishtinë kundër dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona – kjo me qëllim që të kërkohet drejtësi në mënyrë që dhunuesit ta marrin ndëshkimin e merituar.

Protesta për të kërkuar drejtësi për rastin e dhunimit të 11-vjeçares ka vazhduar edhe para Ministrisë së Drejtësisë, përpos nëpër shesheve të Prishtinës.

Në Ministrinë e Drejtësisë është hedhur ngjyrë e kuqe, si shenjë proteste.

 

Protesta organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe ka nisur në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

 

Disa ditë më parë një 11-vjeçare u dhunua në Prishtinë nga pesë persona. Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë të pesë të dyshuarit, ndërkaq ndaj katër prej tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Nga pesë të arrestuarit tre janë të mitur.

Dhuna Proteste 780x439

Nën brohorima “Viktima nuk ka faj”, “mbrojtje për viktimat” “Qysh s’po ju vjen marre”, “Burgim të përjetshëm” protestuesit pasi kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqe Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Shtetit, të njëjtën gjë e kanë bërë edhe në ndërtesën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të martën është mbajtur edhe një tjetër protestë, po me qëllimin e njëjtë.

Si rrjedh e kësaj ngjarje, të martën ka dhënë dorëheqje drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

E ka cilësuar “akt moral”, dorëheqja është pranuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili të hënën po ashtu e ka dënuar ashpër dhunimin e 11 vjeçares.

 

Njësoj, edhe politikanë tjerë të pushtetit, më pas aktorë të shoqërisë civile, akademisë e gazetarisë, si dhe qytetarë kishin reagime nëpër rrjete sociale për ta kundërshtuar dhunën ndaj grave dhe fëmijëve

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV