“Regjistrim me kartë ID”, Drejtori i Lojërave të Fatit: Si do luhet nëse hapen bastet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka nisur sot dëgjesën publike për formalizimin e basteve sportive. Kërkesa është përsitur disa herë nga federatat sportive për problematikën e basteve online në të zezë dhe propozimin për formalizimin e tyre. Nisja e dëgjesës publike vjen 4 vite pas operacionit “Fundi i marrëzisë” që mbylli pikat e basteve e kazinotë në vend.

Teksa diskutohet formalizimi, Drejtori i lojërave të fatit, Zhani Çakuli ka treguar rrugën që do të ndiqet për të luajtur në bastet sportive online. Në dëgjesën publike të organizuar nga qeveria ai tha se tashmë çdo gjë do të jetë nën kontroll. Madje edhe personat që do të luajnë, duhet të futen me kartë identiteti.

Po ashtu, nëse qeveria miraton ligjin ai tha se kanë parashikuar që të monitorohet online çdo transkasion, ndërsa të ardhurat do të dyfishohen.

“Kanë qenë 5 mijë salla, ishin bërë një gangrenë. Përmes portalit të ankesave ne marrim shumë ankesa. U bë e papërballueshme. Në vërtet nuk e kemi pjesë që të merremi me sallat informale, por kur marrim informacion ne shkojmë. Kemi pasur 150 procedime penale këto dy vitet e fundit. Problematika ishte me reklamat që bëheshin. Që kur u mbyllën reklamat, ankesat u ulën. Duke qenë se ishin shumë salla, as menaxherët nuk i  kontrollonin dot ata që luanin. Unë do propozoja që nëse do bëhet kjo dhe online, do regjistrohesh dhe do futesh kartën ID. Më parë ishte vështirë të kontrolloheshin. Ndërsa sot ID do jetë në kohë reale. Ne parashikojmë që të ardhurat të dyfshohen nga kjo fushë. Cdo transaksion do monitorohet dhe të ardhura do të shkojnë nga 50 mln që kanë qenë ne parashikojmë që të ardhurat të shkojnë në 100 mln”, u shpreh Cakuli.

Të fundit

Nuk ka dalë nga shtëpia e Big Brother VIP?! Mikesha e Eglit tregon si qëndron e vërteta!

Eftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë modelja Sara Gjoka, për të komentuar situatat dhe...

Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën e Posaçme të Apelit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Sikundër u njoftua edhe dje, seanca gjyqësore në Apelin e GJKKO-së për kryebashkiakun...

Burri që ka jetuar për 100 ditë me një zemër artificiale prej TITANI…

Një burrë australian në të 40-at e tij ka jetuar për 100 ditë me një zemër artificiale prej titani, duke shënuar periudhën më të...

Zbulohen kandidatët e PS nga Diaspora/ Ja emrat nga Kanadaja, SHBA dhe Britania e Madhe

Partia Socialiste i ka gati emrat potencial që vinë nga diaspora për në listën finale të kandidatëve për deputet. Një mori me emra nga diaspora...

Qumësht apo lëng portokalli, cilin duhet të konsumoni në mëngjes

Nëse ju pëlqen ta nisni ditën me lëngje se sa me ushqim, gjasat janë që të jeni të dyzuar mes lëngut të portokallit dhe...

Lajme të tjera

Web TV