Facebook, Instagram dhe WhatsApp së shpejti do jenë me pagesë! Ja çfarë duhet të dini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një raporti të The Verge, Meta po formon një divizion të ri të quajtur “New Monetization Experiences” për t’u fokusuar në veçoritë me pagesë për Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

Konkurrentët e tjerë, duke përfshirë Snap dhe Twitter tashmë ofrojnë tashmë shërbime me pagesë të Snapchat+ dhe Twitter Blue me disa veçori ekskluzive për krijuesit.

Megjithatë, për kompaninë Meta natyra e veçorive me pagesë nuk dihet se çfarë shërbimesh shtesë do të ofrojë për përdoruesit. Deri më tani, kompania është e përkushtuar për të rritur biznesin e reklamave dhe nuk ka plane t’i lejojë përdoruesit të paguajnë për të ndaluar reklamat.

Snap, Twitter dhe Meta janë platformat që fitojnë shumicën e të ardhurave të tyre nga shitja e reklamave dixhitale. Veçoritë me pagesë mund të shtojnë të ardhura të reja jo reklamuese për Meta-n. Snap dhe Twitter aktualisht ofrojnë nivele me pagesë për të zhbllokuar veçori shtesë për përdoruesit.

Produkti i abonimit të Twitter, Twitter Blue kushton 4,99 dollarë në muaj. Së fundmi, shërbimi i abonimit Snapchat+ u shtua gjithashtu, një koleksion funksionesh ekskluzive, eksperimentale dhe para-publikuese të disponueshme në Snapchat për 3,99 USD/ muaj./TAR

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 24 qershor 2025

Depërtimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të...

Farefis

Nga Edison Ypi Një dhëndërr nga të farefisit ka në pronësi një hotel me tre kate në dalje të qytetit. Me anë të disa dallavereve...

“Lufta mbaroi!”, Donald Trump njofton marrëveshjen e fundit Iran-Izrael

Donald Trump ka njoftuar arritjen e marrëveshjes së paqes mes Iranit dhe Izraelit. Postimi i plotë URIME TË GJITHËVE! Është rënë dakord plotësisht midis Izraelit dhe...

Ushtria e Napoleonit kalon lumin Neman, nis pushtimin katastrofik të Rusisë

24 qershor 1812 Më 24 qershor 1812, Napoleoni Bonaparte, Perandori i Francës, kaloi me rreth 600,000 trupa lumin Neman në kufirin perëndimor të Perandorisë Ruse,...

Horoskopi ditor, 24 Qershor 2025

Dashi Do jeni me te hapur se kurrë gjate kësaj dite dhe do provoni eksperienca te reja me atë qe keni ne krah. Do jeni...

Lajme të tjera

Web TV