Dalin vendimet e reja të bordit, ulet nafta në 232 lekë! Ja sa do të shitet benzina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë publikuar vendimet e reja të Bordit të Transparencës.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 232 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 220 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën). Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëmëri në vendimet e tij të lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve. Ministria e Financës ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ. Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative. Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetem me ndryshimet  në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.

Lexo edhe :  Fushata online e partive/ Rama më i klikuari, një video e tij mbi 1 mln shikime

Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim. Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg. Situata që po kalojmë nuk është zakontë,  ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigje e zhvillimeve të ekonomisë vendase, por edhe e lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë”, thuhet në njoftim.

Të fundit

“Giro d’Italia”, në Vlorë/ Policia publikon masat e ndërmarra, ja rrugët e bllokuara

Në kuadër të etapës së tretë dhe të fundit të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, që do të zhvillohet...

A mundet Inteligjenca Artificiale t’i përkthejë tingujt e kafshëve në fjalë?

Një kompani kineze e teknologjisë ka zbuluar se është duke eksploruar nëse është e mundur të përdoret AI për të përkthyer tingujt e kafshëve...

Koalicioni i partive të reja do të fitonte deri në 16 mandate, por ato u treguan egoiste

Partitë e reja kanë bërë një gabim taktik për zgjedhjet e 11 majit: janë treguar egoiste. Ato nuk u bashkuan në një subjekt të...

“Mbylleni këtë luftë të çmendur!” Trump humb durimin me Putin dhe Zelensky

Pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane në Kiev për një sulm ajror në ditët në vijim, Presidenti amerikan Donald Trump tha se udhëheqësit nga të...

Ministri i Brendshëm pret eurodeputetët nga PE: Të angazhuar për zgjedhje të qeta

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, priti sot një delegacion të deputetëve të Parlamentit Europian, të cilët ndodhen në Shqipëri në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të...

Lajme të tjera

Web TV