Hiqet trau tek Parku i Divjakës/ Braçe: E shikoni ku ka arritur lajthitja në këtë vend?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë më parë në hyrje të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta kanë nisur punimet për vendosjen e një trau.

I pari që reagoi ishte deputeti socialist Erion Braçe.

“Po vendosin tra në hyrje të parkut, i pyes më thonë jemi punëtorë. U them kush po e bën më thonë ADZM. Edhe këtu tek moli për të bërë fotot e dasmave do të behet me pagesë. Për vendas e të huaj do të duhet të kalohet atje matanë tek trau me pagesë për të bërë xhiro në park. E shikoni ku ka arritur lajthitja në këtë vend?!”, tha Braçe në rrjetet sociale.

Kundër hyrjes me biletë në parkun e Divjakës shprehet dhe deputetja demokrate, Ilda Dhori.

Por këtë të premte, sipas Report Tv, punimet për vendosjen e traut janë ndërprerë. Nuk ka asnjë tabelë për punimet, ndërsa në asfalt gjendet e shkruar me të kuqe tarifa e biletës 150 lek/automjet.

Nga ana tjetër, policia njofton se ka pezulluar punimet dhe po heton një punëtor të firmës private pasi nuk dispononte leje ndërtimi për punimet.

Të fundit

Mund ta ndjekin shtetet e tjera, pse Franca po e njeh shtetin e Palestinës?

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi më 25 korrik se do të njohë shtetin palestineze, duke shkaktuar kritika të ashpra...

Martesa në kohën e emigracionit, një sport ekstrem i rrezikshëm 

Nga Leonard Veizi Të martohesh në Shqipëri, duket se po kthehet në një sport ekstrem, një sfidë që vetëm më të guximshmit dhe më të...

Zelenskyy zbret në Uashington, Trump: Hiq dorë nga Krimea dhe NATO

Volodymyr Zelenskiy dhe udhëheqësit evropianë do të takohen me Donald Trump në Uashington për të hartuar një marrëveshje paqeje mes frikës se presidenti amerikan...

Amnesty International akuza Izraelit: Po shkaktoni uri të qëllimshme në Gaza

Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International, akuzoi Izraelin se po aplikon “një politikë të qëllimshme” për të shkaktuar uri në Gazë, teksa...

Sot konkursi për degën Mjekësi e Përgjithshme, zbardhen detajet

Sot nis konkursi për degën Mjekësi e Përgjithshme në Shqipëri. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se ky konkurs zgjat 5 ditë, deri...

Lajme të tjera

Web TV