Këngëtari takohet me Papa Françeskun: Jam i sigurt që i pëlqen muzika reggaeton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

J Balvin pati një takim shumë të rëndësishëm me Papa Françeskun. Ylli kolumbian i reggaeton u takua me Papën me 1 shtator gjatë Samitit Vitae 2022, ku morën pjesë artistë të tjerë. Muzikanti i famshëm nuk mundi t’i fshihte emocionet ndërsa ndau dhe disa foto me Papën në rrjete sociale.

Pas takimit të tij me Papën, Balvin iu tha gazetarëve se ai është “i sigurt se i pëlqen reggaeton”. “Nëse i pëlqen futbolli, i pëlqen reggaeton”, vazhdoi ai. “Po flisja me të dhe kishim një lidhje shumë të mirë, do t’i jap një album që ta ketë”, shtoi artisti kolumbian mes së qeshurash.

J Balvin mori pjesë me artistë të tjerë, si Eduardo Verástegui dhe Alexander Acha, në një takim të thirrur nga Fondacioni Vitae, i cili dëshiron të studiojë “si artet, media dhe argëtimi mund të përdoren për të promovuar unitetin, shpresën dhe takimin midis njerëzve në mbarë botën.”

Mes të ftuarve të tjerë të pranishëm ishin edhe këngëtari Andrea Bocelli, aktori britanik David Oyelowo, këngëtarja Alessia Cara dhe artistë të tjerë nga industria e filmit, televizionit dhe muzikës.

Të fundit

Inteligjenca artificiale na ndihmon të interpretojmë tingujt e kafshëve

Cilido qoftë mendimi juaj për atë që përgjithësisht (dhe shpesh në mënyrë të pahijshme) quhet "inteligjencë artificiale", nuk ka...

Makina që drejton vetë vendos rekord botëror të shpejtësisë!

Një moment historik i ri për lëvizshmërinë autonome është arritur në Qendrën Hapësinore Kennedy: Maserati MC20 Coupé , i pajisur me një shofer AI të zhvilluar nga Universiteti Politeknik i...

Një monografi për artisten Safete Toska, “fisnikja tironse” e këngës qytetare

Nën zërin e mrekullueshëm të këngëtares Safete Toska në sfond, u promovua në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit monografia Safete Toska – Fisnikja...

I kemi parë në filmat e Disney/ Makinat fluturuese tashmë janë një realitet!

E keni parë në veprim në sagën Back to the Future dhe Blade Runner , por edhe në Total Recall , Harry Potter dhe madje edhe në një film të vjetër të...

SHBA tërheq trupat?! Makthi i Evropës mund të bëhet realitet

Politikanët evropianë besojnë se SHBA mund të tërheqë rreth 20,000 trupa amerikane nga rajoni, numri që ish-presidenti Joseph Biden përforcoi forcat evropiane në fillim...

Lajme të tjera

Web TV