Kriza energjetike, “Open Balkan” kërkesë BE-së për ndihmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre liderët politik të shteteve që janë pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”, diskutuan për krizën energjitike dhe pasojat e rënda që priten gjatë dimrit. Kryeministri Edi Rama teksa ndodhet për viztitë në Beograd është shprehur se BE duhet të ndihmojë për të kaluar situatën e rëndë energjitike duke mos përsëritur gabimin me vaksinat në kohën e pandemisë.

 

Nga Beogradi ku po mbahet takimi për nismën “Ballkani i Hapur”, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski diskutuan për krizën energjitike që pritet të rëndohet sidomos gjatë muajve të dimrit. Të tre liderët do i kërkojnë vendeve të BE-së që të përfshijnë në planin e tyre ndihmues edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Por ndërsa kriza po troket, kryeministri Rama është treguar i ashpër me Brukselin zyrtar, kur i ka kujtuarmomentet e para të pandemisë të cilat lan jashtë vendet e ballkanit perëdimor në vaksinimin e popullsisë. Nga Beogradi, ku mori pjesë në samitin e Ballkanit të Hapur, Rama tha se vende si Franca e Britani po diskutojnë plane të përfshijnë fikjen e dritave pas orës 22:00 në rrugë, në vitrinat e dyqaneve, mbyllje në 22:00 si në kohën e pandemisë për të kursyer energji. Ndër të tjera Rama përsëriti apelin ndaj BE, ndërsa kërkoi prej saj të mos mbyllet si me pandeminë, duke lënë jashtë vendet e Ballkanit. Kreu i qeverisë shqiptare tha se do i drejtohen me një letër zyrtare Brukselit, për mbështetje financiare ekstra sa I takon energjisë, dhe ftoi edhe vendet jo anëtare të Ballkanit të Hapur për të hedhur firmën. “Ky dimër ka gjasë të jetë dimri më i vështirë që kemi hasur. Në Ballkan nuk kemi patur dimra të lehtë. Sot që flasim në Kosovë ka orë ndërprerje energjie por ndërkohë edhe në vende si Britania Franca po paraqiten plane shkurtimesh të energjisë. Plane që përfshijnë fikjen e dritave pas orës 22:00 në rrugë, në vitrinat e dyqaneve, mbyllje në 22:00 si në kohën e pandemisë për të kursyer energji. Kemi diskutuar për çfarë po na kushton mos çuarja e kësaj krizë mbi shpatullat e qytetarëve tanë. Është një marrëveshje konkrete për hapa konkretë. Nuk jam i bindur nëse është shumë ambicioz apo i çmendur për të mos e prekur çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë e biznesin e vogël, por kjo do të thotë qindra miliona euro që dalin nga arka e shtetit për të mbuluar shpenzimin koston, dhe këtu nuk është çështja e mld në serbi, çështja është sa gjatë do të vijojë kjo çështje”-tha Rama. Më tej kreu i qeverisë shqiptare kritikoi politikat e BE-së që në momente të vështira lënë jashtë planeve rajonin e Ballkanit Perëndimor. “ I adresoj BE apelin e përsëritur që të mos bëjë me ne turpin që bëri në kohën e pandemisë. BE u mbyll dhe pa vetëm mureve të kështjellës së vet. Fatmirësisht të gjithë liderët e BE e kanë pranuar që ky ka qenë një turp. Na duhet një Evropë politike, një bashkim strategjik për të mos përsëritur një situatë si e pandemisë. Vendet e BE kanë buxhetet e tyre dhe të BE ndërkohë ne kemi vetëm buxhetet tona. Do i drejtohemi me shkrim Brukselit dhe vendeve anëtare, do pranonim edhe tre vendet e tjera, për t’i kërkuar mbështetja financiare ekstra përveç buxheteve tona. Kemi përpara 7 muaj shumë të vështirë, për Shqipërinë do të thotë në rastin më të mirë afro gjysmë miliardë euro. Shpresoj të na dëgjojnë e të jemi edhe ne pjesë e ndarjes së kësaj përgjegjësie.”- tha Rama.

 

Kovaçevski: Na pret dimër i vështirë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha nga samiti i Ballkanit të Hapur se për vendin e tij dhe Rajonin, dimri do të jetë më i vështiri që prej Luftës së Dytë Botërore. Në fjalën e tij nga Beogradi, Kovaçevski tha se për të dalë sa më lehtë nga kjo krizë energjetike por jo vetëm, duhet bashkëpunimi i fortë i vendeve të rajonit dhe ky është thelbi  i Ballkanit të Hapur. “Dimri do të jetë i gjatë dhe më i vështiri që prej Luftës së Dytë Botërore. Është më mirë t’i mbijetojmë së bashku sesa më vetë, ky është thelbi i Ballkanit të Hapur. Si fqinjë të mirë e kemi ndihmuar njëri-tjetrin gjatë covid. Do të ndihmojmë njëri-tjetrin nëse përballemi me mungesa në tregun tonë vendas. Nuk do të ketë ndalesa tregtare, qeveritë tona kanë punuar për të rritur prodhimin vendas të ushqimit. Ne po përballemi me çështje të përbashkëta. Dje me panairin e parë të verës, ku ne lidhëm potenciale tona. Panari nuk do ishte i mundur nëse do bënim individualisht. Ndaj falenderoj gjithkënd, sidomos mikpritësit në Beograd”-tha kreu i qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Më tej ai u ndal në çështjen kryesore mbi hapat që do të ndiqen për të kaluar një krizë të rëndë energjitike e cila tashmë ka nisur. “ Ne kemi rënë dakort edhe për përballimin e mungesës me energji elektrike. Maqedonia e Veriut ka angazhuar kapacitetin e gjeneratorëve të energjisë elektrike. Kjo është në interes të të gjitha vendeve të rajonit. Nëse punojmë së bashku në afat të mesëm e të gjatë për energjinë elektrike sidomos të ripërtërishme. Kemi përmbyllur një marrëveshje për mbrojtjen nga katastrofat, ku kemi lehtësuar procedurat e nevojshme dhe kemi siguruar bashkëpunim. Ky është një hap përpara drejt bashkëpunimit ekonomik, duke siguruar një jetesë më të mirë për qytetarët tanë. Nëse hymë në treg individualisht, do jemi të dobët.Ne kemi arritur në përfundimit që të punojmë e bashkëpunojmë”- tha Dimitar Kovaçevski.

Lexo edhe :  “Mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë në punë sot”, Rama: Në gatishmëri për çdo emergjencë

Nënshkrimi i 4 marrëveshjeve

Vuçiç: Marrëdhëniet tona janë në maksimumin e tyre historik

 

Katër marrëveshje u nënshkruan dje në Beograd në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”. Bëhet fjalë për një marrëveshje për sigurinë ushqimore, një plan veprimi për emergjencat civile, një memorandum për artin dhe kinematografinë si edhe një memorandum bashkëpunimi për minierat dhe energjinë. Marrëveshjet e njoftuan nga presidenti i serbisë Aleksandër Vuçiç gjatë fjalës së tij në samitin e Beogradit, të cilit sot i është bashkuar edhe Turqia, që përfaqësohet në këtë takim nga ministri i jashtëm turk. Në fjalën e tij, presidenti Vuçiç u shpreh se marrëdhëniet mes Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut janë sot në maksimumin e tyre historik. “Tri vendet tona kanë treguar se një eveniment kaq i rëndësishëm ka qenë i mundur të organizohet në nivelin e një klasi botëror. Kjo natyrisht është bërë e mundur falë edhe bashkëpunimit më të mirë mes vendeve tona.

 

Ju nuk jeni miq, më duket se jemi shumë të lidhur e kemi nevojë të ndërsjellë për njëri tjetrin. Pavarësisht faktit se disa nuk janë ende pjesë e nismës e ndoshta disa të tjerë nuk do të jenë ne mund të zhvillojmë bashkëpunim të suksesshëm. Marrëdhëniet tona janë në maksimumin e tyre historik. Më kujtohet takimi I parë pas 70 vitesh pas takimit të Titos dhe Enver Hoxhës, kur u takuam unë e Edi Rama, shumë vite më parë ishte një takim me energji të jashtëzakonshme politike, ndërkohë sot janë takime miqësore, popujt tanë kuptohen shumë mirë. Jam gjithashtu krenar të them se kemi marrëdhëniet më të mira mes Beogradit dhe Shkupit. Të gjitha këto arritje do të kontribuojnë më tej për nxitjen dhe përparimin e rajonit. Do të japin një forcë më të madhe që do të injektohen në projektin tonë të mrekullueshëm. Ndihuni si në shtëpi.”- u shpreh Vuçiç.

 

 

 

 

 

 

Të fundit

U arratisën nga burgu në Greqi, zbardhet identiteti i shqiptarëve

Janë identifikuar dy të burgosurit shqiptarë, të cilët mbrëmjen e djeshme u arratisën nga burgu i Kassavetias në Greqi. I...

Berisha: Do shkoj në SPAK/ Ish kryeministri: Do respektoj masën e sigurisë

Berisha: Do shkoj në SPAK/ Ish kryeministri: Do respektoj masën e sigurisë “Përpjekje e dështuar për të justifikuar veprën e tij. Unë çështjen e kam...

Prej 4 ditësh i shtruar në spital, Kryepeshkopi Janullatos niset për mjekim

Kryepeshkopi Anastas Janullatos do të niset për mjekim më të specializuar në Athinë këtë të premte. Sipas spitalit gjendja e tij nuk është përkeqësuar,...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmeritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

Rama për “Corriere Della Sera”: Në 11 maj pres votën e qytetarëve

Viti që sapo u mbyll do të shënohet në kalendarin shqiptar për hapin e madh që u shënua në çeljen zyrtare të negociatave, në...

Lajme të tjera

Web TV