Kuvendi kthehet nga pushimet, të hënën seanca e parë, çfarë pritet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e hënë nis sesioni i tretë i Legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se seanca do të zhvillohet të hënën në orën 18:00.

“Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me të seancave të tjera: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSh dhe seanca do të transmetohet live në faqen ëeb dhe FB të Kuvendit. Në bazë të vendimit të Konferencës së Kryetarëve të datës 02.09.2022, i cili shfuqizoi masat mbrojtëse prej pandemisë në zhvillimin e veprimtarive parliamentare, gazetarët dhe operatorët mund të ndjekin zhvillimin e seancës plenare deri në përfundim të saj”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Seanca e parë pritet të sjellë debate të forta të Kuvend mes mazhorancës dhe opozitës. Ndërkohë mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.

Kujtojmë që ditën e djeshme Konferenca e Kryetarëve miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 5 shtator -14 tetor 2022 dhe kalendarin e punimeve për periudhën 5-30 shtator 2022.

Konferenca e Kryetarëve ka futur në kalendarin e seancave nismën e PD për deklasifikimin e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit. Gjithashtu edhe mazhoranca më herët ka kërkuar që të bëhet verifikim për të gjitha figurat politike, dhe se kushdo që ka qenë bashkëpunëtor nuk duhet të kandidojë për deputet apo në institucione shtetërore.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV