Studimi i fundit zbulon misterin se si u ndërtuan piramidat në Egjipt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një teori e re është bërë publike së fundmi duke treguar si egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidën e madhe të Gizës mijëra vjet më parë.

Studiues, të udhëhequr nga gjeografi Hader Sheisha, në Universitetin Aix-Marseille në Francë përdorën të dhëna paleoekologjike për të rindërtuar një pamje të rrjedhës që mund të ketë pasur lumi Nil në Egjipt gjatë 8 mijë viteve të fundit.

Ata dolën në përfundimin se ndërtuesit e piramidave mund të kenë shfrytëzuar një degë të lumit Nil, tashmë të tharë, për të lëvizur materialet e ndërtimit.

Piramida ka një lartësi rreth 138 metra dhe u ndërtua në shekullin e 26 para Krishtit. Inxhinierët e lashtë mendohet se kanë përdorur si ashensorë hidraulikë përmbytjet.

Sipas teorisë së fundit, egjiptianët e lashtë kanë shfrytëzuar degën e Nilit për të lëvizur tonelata të gurit gëlqerorë dhe granitit të nevojshëm për të ndërtuar strukturat gjigante.

Këto piramida të famshme simbolizonin fuqinë dhe pasurinë e faraonëve, si dhe promovuan besimet e tyre fetare. Por pse egjiptianët e lashtë ndaluan ndërtimin e piramidave menjëherë pasi filloi e ashtuquajtura epokë e Mbretërisë së Re?

Në Egjiptin e lashtë, ndërtimi i piramidave nisi të zbehet pas mbretërimit të faraonit Ahmos, teksa mbretërit nisën të varrosen në Luginën e Mbretërve në afërsi të kryeqytetit të lashtë egjiptian të Tebës, që ndodhej në Luksorin e sotëm.

Projekti “Theban Mapping” thekson në faqen e saj të internetit se varri më i hershëm mbretëror i konfirmuar në luginë u ndërtua nga Tutmosi I (1504-1492 Para Krishtit). Edhe paraardhësi i tij Amenhotep I (1525-1504 Para Krishtit), mund të ketë ndërtuar varrin e tij në Luginën e Mbretërve, megjithëse kjo është një çështje e debatueshme midis egjiptologëve.

Të fundit

UNESCO shpall kështjellat e mbretit të Bavarisë Ludwig II, trashëgimi e kulturës botërore

Kështjellat përrallore të mbretit të Bavarisë Ludwig II, Komisioni i UNESCO-s i ka shpallur trashëgimi e kulturës botërore. Krahas...

Themelohet Karabinieria, forca me dy fytyra e historisë italiane

13 korrik 1814 Më 13 korrik 1814, në Mbretërinë e Sardenjës, u themelua një forcë e re policore me karakter ushtarak – Arma e Karabinierisë,...

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025

Dashi Do kaloni një site shume romantike sot ju qe jeni ne çift dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Partneri do iu beje te lumtur...

13 korrik 1793/ Vrasja e Jean-Paul Marat, martirit të Revolucionit Francez

Më 13 korrik 1793, një nga figurat më të spikatura dhe më kontradiktore të Revolucionit Francez, gazetari dhe politikani radikal Jean-Paul Marat, u vra...

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar të qytetit dhe vepra nga...

Lajme të tjera

Web TV