Ilir Meta spiun? Veliaj: Mund ta ketë zhdukur dosjen në bashkëpunim me Berishën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës ka folur në “Top Story” në Top Channel, për çështjen e shumëpërfolur së politikanit të lartë me iniciale I.M nga Dosja e Sigurimit të Shtetit.

Veliaj tha se ky nuk është halli i vërtetë i shqiptarëve. Madje tregoi, se si Ilir Meta, në vitin 2015, u përpoq që të pengonte hapjen e dosjeve.

“E njoh atë eksperiencë; Ilir Meta ka qenë kryetar Kuvendi. Kërkesa e Ministrisë tone ishte se Shqipëria s’mund të krahasohej me Rusinë, per mos hapjen e dosjeve. Ne vendosem që të imitojmë procesin gjerman. Ky ishte motivi i kësaj përpjekje kur bashkë me Gentën, bëmë atë propozim. Ilir Meta na tha në atë kohë se propozimi eshte shumë i mirë, por mos keni probleme në PS? Kur ne flasim me kolegët tanë, na thonë se ish sekretari i partisë s’mund të ishte sigurims, pra PS kishte zero komplekse. Në atë moment, Ilir Meta sjell një pretendim tjetër dhe thote: nëse komisioni Bezhani dhe Mezini ka dhënë disa letra bakalli, që thotë se nuk keni dosje dhe s’je pjesë e Sigurimit edhe nëse nuk e gjen fare dosjen, atëherë mos të bëjmë një punë të dyfishtë. Unë e pranoj, isha i paditur në këtë fushë dhe thoja rëndësi ka të mos përsërisim punën. Por nga ai propozim ka lindur një anomali, ku Autoriteti thotë se letrat e bakallit janë dhënë pa e kërkuar dhe pa hapur fare dosjen. Por nevoja tregoi që dosjet e veta edhe nëse nuk gjendeshin ose nuk kërkoheshin, në dallim nga ligji Bezhani dhe Mezini, ku dosjet ishin në Ministrinë e Brendshme, me ligjin që ne kaluam në 2015, të gjitha dosjet u vunë në dispozicion të Autoritetit”, tha Veliaj.

Lexo edhe :  Si i la Berisha 220 mijë vota jashtë koalicionit opozitar!

Veliaj ngriti dyshime se dosjet mund të jenë zhdukur qëllimisht për të fshehur të kaluarën si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.

“Megjithëse pretendimet janë të shumta, Meta e ka mohuar që të ketë qenë spiun i Sigurimit të Shtetit duke akuzuar Autoritetin e Dosjeve se ka manipuluar dokumente. Ai duket se ka gjetur një akses të një pjese të dosjes së ish-sigurimit, që e shënon me inicialet e një spiuni I.M. dhe akuzohet për spiunimin e një shoku të klasës gjatë viteve të diktaturës. Meta (Metaj) publikoi gjithjashtu një email anonim që ka mbërritur në Autoritetin e Dosjeve të Sigurimit më 25 korrik ku thotë se kaq ka mjaftuar dhe ka vënë në lëvizje Autoritetin e Dosjeve për të vërtetuar nëse ish Presidenti ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit. Për këtë arsye, Meta bëri kallëzim penal në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve”, tha kryebashkiaku.

Të fundit

“Non grata” nga amerikanët, Franca e Gjermania sanksione ndaj Milorad Dodik

Bashkimi Evropian duhet të pezullojë projektet financiare që janë të dobishme për Republikën Sërpska, dhe të shqyrtojë vendosjen e...

“Berisha me mendësi staliniste, doli më keq se Basha më 2021”

Sali Berisha ka mendësi staliniste me qasjet e tij ndaj argumenteve politike në Shqipëri dhe kundër tij nuk pritet të dalin grupe apo figura...

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm

Gjermania kthen pas më shumë migrantë ilegalë. Kancelari Merz thekson politikën e mikpritjes, por refuzon spostimin në Gjermani të problemeve të të tjerëve, shkruan...

Veliaj publikon projektin e ri te “Nënë Tereza”: Një oaz i gjelbër kushtuar librit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar projektin më të ri artistik dhe urban për kryeqytetin “Tirana Moons”, një instalacion i veçantë...

Rriten hyrjet në Shqipëri gjatë muajit prill, 6% më shumë se një vit më parë

Muaji prill ka nisur me një trend pozitiv, sa i takon sektorit të turizmit dhe lëvizjeve të shtetasve ndërkufitare në Shqipëri. Të dhënat zyrtare...

Lajme të tjera

Web TV