A do të kërkojë një mandat të katërt? Rama flet për median franceze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë së fundmi një intervistë për medien franceze “Metropole”, ku ka folur për shumëçka, që nga integrimi në BE tek mandati i katërt.

Rama ka deklaruar se ka filluar një ndryshim, lidhur me imazhin e Shqipërisë në Francë dhe se gjithmonë e më shumë francezë po vijnë në vendin tonë. Kryeministri theksoi se “nuk është një proces i parashikueshëm, sepse është një politikë e përhershme në Union, politika e brendshme e vendeve”.

Ai u shpreh se “imazhi që është krijuar për vendin tonë jashtë është një stereotip për Shqipërinë dhe shumë larg realitetit shqiptar”.

“Nuk dua të them se nuk ka korrupsion, gjithsesi Shqipëria ka probleme me korrupsionin pikërisht sepse ne ende nuk kemi shtet ligjor dhe institucione të afta për të luftuar të gjitha këto fenomene”, tha Rama.

I pyetur se çfarë do t’i sjellë Europës Shqipëria, Kryeministri nënvizoi se “Shqipëria është një nga vendet e Ballkanit”.

“Mendoj se është më konkrete se çfarë mund t’i sjellë Ballkani Evropës. Më shumë siguri, jo vetëm në kuptimin ushtarak, por edhe në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, drogës, më shumë siguri, më shumë unitet, sepse është paksa si stomaku i Evropës. Ndaj nuk është ide e mirë që ta kesh stomakun të shkëputur nga trupi, sepse mund të krijojë shumë probleme”, shtoi ai.

I pyetur nëse do të kërkojë një mandatin e katërt, Rama tha:

“Të shohim, kam mësuar se jeta është ajo që ndodh ndërkohë që bëjmë plane të tjera. Ne duhet ta lëmë jetën të vendosë në vend që të pretendojmë të vendosim për jetën”.

 

Të fundit

Çfarë po ndodh? A do të rikthehet G-Bani sonte në BBVA?

Ditën e djeshme, në rrjet filluan aludimet se G-Bani mund të mos jetë përjashtuar “plotësisht” nga Big Brother VIP....

Rrjetet sociale shkaktojnë varësi jo vetëm tek fëmijët, por edhe tek të moshuarit

Rrjetet sociale kanë krijuar varësi dhe jo vetëm tek fëmijët dhe të rinjtë, por tashmë edhe tek gjyshërit tanë, të cilët si pa e...

Ligji i Akademisë së Shkencave, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për Ligjin e Akademisë së Shkencave. Gjykata nuk kishte shumicën për të rrëzuar ligjin, pasi gjyqtarët janë...

Padi e re për P. Diddy/ Muzikanti e akuzon për përdhunim

P. Diddy është përballur me një padi të re për sulm seksual. Sipas “Us Weekly”, muzikanti pretendon se e ka përdhunuar. Avokatët e muzikantit...

Rast i ri me meningit akut në Durrës, 14-vjeçari dërgohet me urgjencë në QSUT

Një 14-vjeçar është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës pasi u paraqit në spitalin e Durrësit dhe u diagnostikua me meningit...

Lajme të tjera

Web TV