Gazzeta Dello Sport i kërkon “llogari” Inzaghit: Pse nuk luan Asllani?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disfata me Milanin ka vënë nën akuzë Inzaghin në stolin e Inter, me trajnerin që veç të tjerash tanimë kritikohet se nuk po shfrytëzon si duhet alternativat, një aspekt ky që prek edhe mesfushorin e Kombëtares Shqiptare Kristjan Asllani, me mediat italiane që pyesin se përse nuk po shfrytëzohet si duhet.

Natyrisht kjo është një çështje shumë më e gjerë se sa 20-vjeçari shqiptar, pasi ngrihet duke nisur nga porta, ku Onana shkelmon në stol për të zënë vendin e Handanovic, me ish-gardianin e Ajaksit që vlerësohet gjerësisht për të ardhmen, e deri te Mkhitaryan që kur u fut si zëvendësues në derbi i dha impulse të rëndësishme manovrës zikaltër, ndërkohë që nuk lihet në hije as Asllani për të cilin prestigjiozja “Gazzeta Dello Sport” pyet se për se nuk po luhen.

Në një përshkrim pak më të detajuar, e përditëshmja italiane shkruan se Asllani ka luajtur në total këtë sezon vetëm 24 minuta, duke kujtuar se shqiptari, pas një vere ku shkëlqeu është lënë në hije dhe nuk po bën as zëvendës Brozovicin, as i spostuar në krah të treshes së mesfushës. Për momentin sipas saj Kristjani po vazhdon të studiojë të mëdhenjtë, por ai mund të jetë një shkëndijë e rëndësishme për të ndezur kursin e ri zikaltër.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV