Qyteti holandez do të ndalojë të gjitha reklamat e mishit në rrugë, reagojnë kompanitë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qyteti holandez Haarlem do të ndalojë shumicën e reklamave të mishit nga hapësirat publike për shkak të ndikimit të këtij ushqimi në klimë. Ndalimi do të nisë të zbatohet në 2024, duke përbërë atë që mendohet të jetë lëvizja e parë e tillë nga një qytet.
Mocioni i hartuar nga GroenLinks – një parti politike e gjelbër – është përballur me kundërshtimin e sektorit të mishit, dhe të tjerë që thonë se cenon lirinë e fjalës.

OKB thotë se kafshët prodhojnë më shumë se 14% të të gjitha gazrave serrë të prodhuara nga njeriu, përfshirë metaninën.

“Mishi është shumë i dëmshëm për mjedisin. Ne nuk mund t’u themi njerëzve se ka një krizë klimatike dhe t’i inkurajojmë ata të blejnë produkte që janë pjesë e saj,” tha për gazetën Trouw Ziggy Klazes, një këshilltar nga GroenLinks që hartoi mocionin.

Qeveria e qytetit me 160,000 banorë thotë se ende nuk është vendosur nëse mishi i prodhuar në mënyrë të qëndrueshme do të përfshihet në ndalimin e reklamave. Propozimi u mbështet edhe nga deputetët e partisë Sfida Demokristiane.

Reagimi nga industria e mishit ishte i shpejtë.

“Autoritetet po shkojnë shumë larg duke u thënë njerëzve se çfarë është më e mira për ta,” tha një zëdhënës nga Organizata Qendrore për Sektorin e Mishit.

Partia e krahut të djathtë BVNL e quajti ndalimin një “shkelje të papranueshme të lirisë së sipërmarrjes” dhe tha se “do të ishte fatale për fermerët e derrave”.

“Ndalimi i reklamave për motive të lindura politikisht është pothuajse diktatorial,” tha këshilltari i Haarlem BVNL, Joey Rademaker.

Herman Bröring, një profesor juridik nga Universiteti i Groningenit, tha se ndalimi mund të cenojë lirinë e shprehjes dhe të çojë në padi nga tregtarët me shumicë.

Lexo edhe :  Postimi misterioz i Trumpit trazon rrjetin, një gabim, kod apo mesazh i fshehtë?

Rreth 95% e njerëzve në Holandë hanë mish, por më shumë se gjysma nuk e hanë çdo ditë, sipas Statistikave të Holandës.

Amsterdami dhe Haga kanë ndaluar tashmë reklamat për industrinë e aviacionit dhe lëndëve djegëse fosile.

Mishi i viçit prodhon më së shumti emetim të gazrave serrë, të cilat përfshijnë metanin. Mishi i qengjit lë gjurmën më të lartë në mjedis, por këto emetime janë 50% më pak se mishi i viçit.

Të fundit

Zelensky vendos kushte për takimin me Putin

Volodymyr Zelensky tha se është gati të bëjë "disa kompromise" në kërkesën e tij që të ndodhë një armëpushim...

Brazili konfirmon ngjyrat tradicionale për Botërorin 2026

Presidenti i CBF (Federatës Braziliane të Futbollit), Samir Xaud, ka konfirmuar se “Seleçao” nuk do të veshë fanellë të kuqe në Kupën e Botës...

Thahet luledielli në Tërbuf! Fermerët kanë mbjellë 600 hektarë por s’gjejnë treg

Në fushën e Tërbufit, temperaturat e larta, mungesa e ujit për vaditje dhe farat me cilësi të dobët kanë ulur ndjeshëm prodhimin e lulediellit. Rendimenti...

Tatuazhet sekrete të mumjes siberiane janë nxjerrë në dritë

Ashtu si Ötzi, kjo mumje siberiane u ruajt e paprekur nga akulli: mbi trupin e tij ishte një bestiar i tërë kafshësh të vërteta...

Zbulohet baza sekrete bërthamore e Koresë së Veriut

Koreja e Veriut ka një bazë raketash sekrete, të pa raportuar më parë, pranë kufirit të saj verior me Kinën, e cila mund të...

Lajme të tjera

Web TV