Rama kujton tragjedinë e Himarës: Jam i revoltuar, polici duhet të jetë shembull

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sërish përjetimet e ngjarjes së rëndë që tronditi Shqipërinë një muaj më parë, në Potam të Himarës, ku një shef policie, Arjan Tase goditi për vdekje me skaf një vogëlushe në breg të detit.

Kryeministri Edi Rama teksa prezantonte Drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka komentuar tragjedinë në plazhin e Himarës, ku polici përplasi për vdekje 7-vjeçaren.

“Nga goditja e një skafi në bregun e detit, sot kur vala e madhe e reagimeve mbi plagën e sapo hapur është fashitur, por dhe meqënëse jemi këtu në ministrinë e Brendshme në një moment ndryshimi në Policinë e Shtetit kam dëshirë të ndaj një reflektim me publikun dhe me ju që jeni gjithë skuadra drejtuese e ministrisë dhe policisë.

Dhimbja për një jetë aq të re të rrëmbyer aq egërsisht nga një shkelje e papërgjegjshme e rregullave më ka gërryer me ditë dhe netë.

Edhe kur i shkruajta tani që po i lexoj këto rreshta prapë kam një ndienjë shumë të fortë revolte për faktin se shkelësi i cili u kthye në vrasës, nuk ishte një pushues i zakonshëm por një punonjës policie, që normalisht dhe si pushues duhet të jetë shembulli i respektit për ligjin dhe për rregullin.

Ky fakt e bëri tragjedinë jo vetëm për prindërit e familjarët e vogëlushes e për cdo shqiptar jo thjesht të dhimbshme, por dhe shumë revoltuese për shkak të profilit të autorit.

Ajo tragjedi nuk ishte, nuk do ketë e nuk ka sot asnjë ngushëllim se nuk ka si të ketë ngushëllim për familjen e një fëmije viktimë, ama është vendi të thuhet se në kulmin e një dhimbje ekstreme ajo familjen e thejshtë tregoi një vetëpëmbajtje të hatashme”, tha kryeministri.

Të fundit

Shpërthim pranë një spitali privat në Tiranë/ I vihet tritol makinës së doktoreshës

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Pjetër Budi”, në Qytetin Studenti. Lënda...

Premtimi i Lamine Yamal ndaj Henryt pas ndeshjes Barça-Inter

Pas performancës së Lamine Yamal në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Interit në Montjuïc, 17-vjeçari foli me CBS Sports për Thierry...

“S’po kërkoj asgjë për veten time”/ Rama flet mbi synimin si kryeministër

ryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin e kësaj të enjte me ndjekësit përmes rubrikës “Sy m’sy”. Gjatë përgjigjes së pyetjeve nga ndjekësit në rrjete...

1 mijë ton patate mbesin stok në Stëblevë, fermerët ankohen për mungesë tregu

Patatja është e vetmja kulturë bujqësore që kultivon zona e Stëblevës në Librazhd. Rreth 1 mijë ton prodhim i fermerëve ka mbetur stok në...

“Ditë të nxehta na presin!”/ Maj me temperatura qershori, mëngjese e mbrëmje të freskëta

Muaji maj nuk do të jetë tipik pranveror. Sinoptikania Lajda Porja shprehet në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan se temperaturat e këtij...

Lajme të tjera

Web TV