Shqipëria ngriu marrëdhëniet, reagon Irani: Vendim dritëshkurtër, po na bëjnë komplot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ngriu sot marrëdhëniet diplomatike me Iranin, i cili sipas deklaratës së tij është përgjegjës për rënien e shërbimeve qeveritare online më 17 korrik.

Sakaq, Irani ka reaguar pas vendimit të qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike, duke “dënuar ashpër” këtë vendim teksa hedhur poshtë pretendimet për përfshirje në sulm kibernetik kundër vendit tonë.

Në një deklaratë për media, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Nasser Ka’nani hodhi poshtë pretendimet se vendi i tij është pas sulmit kibernetik, duke i quajtur deklaratat si të pabaza.

Ai tha se vendimi i Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet politike mes dy vendeve “me pretendime të tilla të pabaza” është “i pamenduar dhe dritëshkurtër”.

“Si një nga vendet që ka qenë objektiv i sulmeve kibernetike në infrastrukturën e saj kritike, Republika Islamike e Iranit kundërshton dhe dënon çdo përdorim të hapësirës kibernetike si mjet për të sulmuar infrastrukturën e vendeve të tjera”, tha zëdhënësi iranian.

Ministria e Jashtme iraniane drejton gishtin nga SHBA dhe agjencive mediatike izraelite, duke thënë se fakti që reaguan menjëherë pas vendimit të Shqipërisë tregon për “komplotin” e tyre ndaj Iranit.

“Deklaratat e menjëhershme të regjimit të SHBA-së dhe Izraelit pas njoftimit të Shqipërisë tregojnë një komplot dhe fushatë të re kundër Iranit. Shprehim keqardhjen që Shqipëria u ndikua nga palët e treta për të strehuar grupin famëkeq terrorist”, thuhet në reagim.

Të fundit

Rama nga Spitali i Kirurgjisë Kardiovaskulare: Investimi më i rëndësishëm në shëndetësi

Kryeministri i vendit, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale ka ndarë pamje nga Qendra Spitalore Nënë Tereza. Theksi...

Gjoba dhe tarifa të rënda për bizneset/ Ja projektligji që ndryshon tregun ushqimor!

Në një kohë kur siguria ushqimore është kthyer në një nga çështjet më të ndjeshme në popullatë, qeveria ka hedhur për diskutim një projektligj...

‘Dramë e vërtetë’, deputetja Tabaku: Largimi i të rinjve po rrënon tregun e punës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka cilësuar emigracionin si “dramën e vërtetë” të ekonomisë shqiptare, duke theksuar se largimi në masë i...

“Po më arrestojnë” Ish zv.drejtori i AKSHI-t pritet të merret sërish në pyetje

Daniel Shima pritet te merret serish ne pyetje ditën e sotme për të shpjeguar të gjithë itinerarin e ditës së djeshme dhe humbjen e...

Paul McCartney mbi borxhin e Beatles ndaj kompozitorëve të mëdhenj avangardë

Në mesin e viteve ’60, Beatles iu drejtuan botës së muzikantëve më eksperimentalë të kohës. Paul McCartney tregon se si shumë nga kryeveprat “të...

Lajme të tjera

Web TV