“Kolumbia e ngjashme me Shqipërinë”/ Artan Hoxha: Më duket sikur jam në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i njohur i kronikës së zezë, Artan Hoxha ndodhet në Kolumbi, një nga vendet me kartelet më të fuqishme të prodhimit dhe tregtimit të kokainës. Ai ka bërë një lidhje me Skype nga qyteti modelin i Kolumbisë me emisionin “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi.

I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi se si ndihet që ndodhet në një nga qytete më të famshme në Kolumbi por dhe në botë për shkak të lidhjeve me Pablo Eskobar, Hoxha tha se i duket vetja si në “shtëpi”.

Ai theksoi se Kolumbia dhe Shqipëria nuk ndryshojnë shumë, pasi edhe atje si në Shqipëri krimi i organizuar funksionon njësoj, por edhe jeta politike dhe qeverisja është po ashtu shumë e ngjashme.

“Në fakt edhe pse jam një oqean larg ka një disnivel prej 7m orës me Shqipërinë, por nuk duhet larg realiteti në Shqipëri. Na dallon vetëm kontinenti. Ka shumë gjëra që ngjajnë, mënyrat se si këto vende qeverisen, se si këto vende kanë probleme me narkotrafikun dhe krimin. Vetëm dje kam lëvizur nga Bogota drejt modelin, dhe mu duk se Tirana është një lagje e Bogota. Duket sikur ne po kopjojmë diçka tjetër. Padiskutim që Medelin është një qytet i njohur prej bëmave të Pablo Eskobar, është një qytet që ka një popullsi sa gjithë Shqipëria. Duket një qytet shumë i bukur, por ka probleme në pjesën tjetër të qytetit. Besoj që shqiptarët shenjat e para i kanë vënë re që në fillimet e viteve 2000 kur kanë mbërritur në Kolumbi dhe kanë arritur marrëveshje me kartelet kolumbiane. Sot jemi në një realitet krejt tjetër, kolumbianët kanë dëgjuar më shumë për ne”, tha Hoxha.

 

Të fundit

Kush është drejtoresha e shkollës që u plagos nga djali i saj, detaje nga Maqellara

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Maqellarë, pasi një 50-vjeçare është plagosur me thikë nga djali i...

“Rama, kjo është për ty” , i riu nga Korça del LIVE dhe shkatërron ambientet publike

Një i ri nga qyteti i Korçës ka dëmtuar ambientet e jashtme të bashkisë së Korçës. I riu, i cili sipas burimeve nga policia, është...

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Një zëdhënës i Autoritetit italian të Antitrustit në Milano tha, se të martën (29.07.2025) bashkë me policinë financiare italiane janë kontrolluar zyrat e biznesit...

Pse disa nuk flenë dot pa u mbuluar edhe në ditët më të nxehta të verës?

Ndërsa disa njerëz mezi durojnë një çarçaf të hollë gjatë netëve të nxehta, të tjerë nuk mund të flenë pa u mbuluar plotësisht, edhe...

“Më tha mos ik tek Italia, ndryshe ta heq pasaportën“, De Biasi tregon batutat e Ramës

Në verë, Villasimius mund të bëhet një vend i rrezikshëm: “Disa ditë më parë përjetova nga afër zjarret, shumë pranë shtëpisë sime të pushimeve”. Gianni...

Lajme të tjera

Web TV