Përveç Ukrainës, SHBA ndan ndihmë ushtarake për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar ndihmë ushtarake prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën, por edhe për disa nga shtetet e Ballkanit përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit tha se përafërsisht 1 miliard dollarë do të ndahen për Ukrainën.

Pjesa tjetër do të ndahet midis: Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Estonisë, Gjeorgjisë, Lituanisë, Letonisë, Moldavisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.

Ndihma ka për qëllim të përdoret për mbrojtjen e sovranitetit, modernizimin e forcave të sigurisë, përmirësimin e partneritetit me aleancën ushtarake të NATO-s dhe forcimin e kapaciteteve për “t’iu kundërvënë ndikimit rus dhe agresionit”, tha zyrtari amerikan.

Ndihma amerikane vjen në formë të granteve dhe kredive që do të lejojë shtetet të blejnë armë dhe pajisje mbrojtëse të prodhuara në SHBA.

Sekretari Blinken njoftoi për ndihmën e re gjatë vizitës në Kiev më 8 shtator. Kjo është vizita e dytë e kryediplomatit amerikan në kryeqytetin ukrainas, qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Blinken u takua me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, me diplomatët amerikanë dhe vizitoi një spital të fëmijëve, ku foli me të plagosurit nga bombardimet ruse, raporton Reuters.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka miratuar edhe dhënien e armëve për Ukrainën në vlerë prej 675 milionë dollarësh, njoftoi më herët gjatë së enjtes sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Në pakon e re të ndihmës ushtarake do të përfshihen më shumë municione dhe sisteme kundërtanke Humvee, thanë zyrtarët.

Me pakon e fundit, ndihma ushtarake që SHBA-ja ka dhënë për Ukrainën qëkur Biden është bërë president arrin vlerën e 15.2 miliardë dollarësh.

Lexo edhe :  100 milionë euro, ja kush është mbretëresha e papritur e merkatos në Serie A

Para vizitës në Ukrainë, Blinken ka qëndruar edhe në Poloni, teksa Bjellorusia më 8 shtator njoftoi për stërvitje ushtarake në afërsi të kufirit polak./REL/

Të fundit

“Milani është bërë barcaleta e Italisë!” Nisin sulmet ndaj pronarit të “Djallit”

Komentet negative kundër drejtuesve të Milanit, pengesat në merkato nuk po kalojnë pa u vënë re: atmosfera është e...

Bie “miti” PSG! Chelsea shkatërron 3-0 francezët që në pjesën e parë

Chelsea po shkatërron PSG në finalen e madhe për Kupën e Botës për Klube, e cila po luhet në “MetLife Stadium” në New Jersey...

Zjarr i madh në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një...

Ish-nënkryetarja e ‘Shqipëria Bëhet’: Dhashë dorëheqjen nga roli, por do vazhdoj në parti

Etleva Merko tregoi për herë të parë detaje në lidhje me dorëheqjen e saj nga posti i nënkryetares së partisë "Shqipëria Bëhet". Ajo konfirmoi se...

“Serbia do kishte ardhur deri në Drin nëse nuk do ishte fortifikuar veriu”

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka folur për trashëgiminë e fortifikimeve masive gjatë komunizmit, duke i quajtur ato një strategji që kishte më shumë...

Lajme të tjera

Web TV